LAJMI I FUNDIT:

Si i zgjedhin dhuratat meshkujt

Si i zgjedhin dhuratat meshkujt

Derisa femrat do të analizojnë shijen e personit të cilit ia dedikojnë dhuratën dhe peshojnë nëse personi që kanë shënjestër është “emotiv” apo “praktik”, dhe dhuratën t’ia përshtatin personalitetit të tij, meshkujt blejnë dhuratë për ta mahnitur partneren e vet, pohojnë hulumtuesit amerikanë.

“Femrat i duan stolitë, ose kështu të paktën mendojnë meshkujt, ndërsa meshkujt dëshirojnë të jenë të qetë se si shija e tyre sa i përket stolisë është e mirë”, pohon Nelson Barber, profesor në Universitetin e Hampshire.

Me fjalë tjera, meshkujt do të zgjedhin rrugën më pak të mundimshme dhe do të blejnë dhuratën e cila kërkon më së paku interaksion me shitëset dhe më sa paku shanse për t’u refuzuar nga dama, transmeton Koha.net. Në atë mënyrë nuk kanë nevojë të brengosen rreth numrin tuaj të konfeksionit, ngjyrës të cilën pëlqeni ta vishni dhe stilit që ju përshtatet.

“Në esencë, meshkujt janë më të prirë për të shpenzuar para për gjëra më të mëdha, me rrezikshmëri më të ulët të cilat e kanë atë “faktorin wow”, ka deklaruar Barber.


Kështu shumica e pjesëtarëve të gjinisë më të fortë do të zgjedhin parfum ose stoli dhe të largohen nga dhuratat potencialisht të rrezikshme, siç janë pjesë të veshjeve dhe të brendshmet. Pse?

Kjo do të thotë që ata do duhej të bisedojnë me shitëset për numrin tuaj, formën e trupit, për atë a ju pëlqen më shumë dantella apo kompletet e pambukut. Shumë informata të cilat ata nuk i dinë e lëre më t’i ndajnë me njerëzit e huaj!

“Meshkujt sillen si gjuetarë kur blejnë. E synojnë subjektin dhe vendosin ta kapin – ta blejnë. Pastaj menjëherë dalin nga dyqani. Femrat sillen ndryshe. Ato me kënaqësi do të shikojnë veshjet e ekspozuara dhe koleksionet e shtesave të modës dhe do të zgjedhin rrugën më të gjatë nëpër dyqanin e këpucëve. Ato pëlqejnë ta spërkasin veten me parfum para blerjes. Po ashtu, femrat në masë më të madhe do të kënaqen dhe do ta vlerësojnë interaksionin me shitëset”, ka konkluduar Barber. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Tendenca më e re e largimeve nga puna do bëjë që të mendoheni dy herë para se të jepni dorëheqjen

Tendenca më e re e largimeve nga puna do bëjë që të mendoheni dy herë para se të jepni dorëheqjen

Lifestyle
E keni bërë gabim, ja sa është sasia e rrobave që duhet të vendosni në makinën larëse

E keni bërë gabim, ja sa është sasia e rrobave që duhet të vendosni në makinën larëse

A e dini se...
Beqarë përgjithmonë: Njerëzit me këto karakteristika kanë më shumë gjasa të jenë vetëm në jetë

Beqarë përgjithmonë: Njerëzit me këto karakteristika kanë më shumë gjasa të jenë vetëm në jetë

Lifestyle
Largoni bakteret dhe freskoni shtëpinë tuaj, shtoni këtë përbërës në ujin tuaj për pastrimin e dyshemesë

Largoni bakteret dhe freskoni shtëpinë tuaj, shtoni këtë përbërës në ujin tuaj për pastrimin e dyshemesë

A e dini se...
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Ata gjithmonë mbajnë diçka për vete, njihuni me shenjat më misterioze të zodiakut

Ata gjithmonë mbajnë diçka për vete, njihuni me shenjat më misterioze të zodiakut

Astrologji
Kalo në kategori