Agjencia martesore “Coffee and Company” ka zbuluar rezultatet e një sondazhi mbi tradhtinë. Me sa duket, femrat tradhtojnë më shumë sesa meshkujt dhe arsyet janë të shumta.
Duket se meshkujt nuk janë të vetmit të cilët humbasin “rrugën e drejtë”. Sondazhi u krye mbi 3000 persona dhe 20% e femrave ka rrëfyer se e kanë tradhtuar partnerin e tyre, kundër vetëm 9% të meshkujve. Por cilat janë arsyet do të thoshit ju? Sajti iVillage paraqet 10.
Për hakmarrje
Gratë tradhtojnë prej inatit. Edhe pse realisht nuk është kjo gjë që duan, ato tradhtojnë thjesht për hakmarrje në mënyrë që partnerin e tyre ta vënë në të njëjtat pozita, për t’i bërë të kuptueshme dhimbjen që shkakton kjo sjellje pabesie. Doktoresha Bonny Weil thekson se mashkulli nuk është aq i ndjeshëm sa femra dhe të keqen që mund t’i ketë bërë partneres së tij e kupton vetëm duke jetuar një eksperiencë të ngjashme.
Për emocion të fortë
Pasja e një të dashuri (përveç të fejuarit), eliminon stresin. Doktoresha Weil thotë se femra sfidon veten e saj; ajo dëshiron të shohë nëse arrin të qëndrojë me këmbën në dy këpucë dhe të menaxhojë situatën. Ndërkohë, eksperti i tradhtisë, Ruth Houston, thotë ndryshe: femra ka tendencë të flasë me partnerin e saj nëse ka mendime, nëse është e stresuar, por nëse partneri i saj e injoron kërkesën e vëmendjes, atëherë ajo e tradhton atë.
Për të kënaqur egon
Edhe në këtë rast, gjithçka vjen nga mungesa e vëmendjes nga ana e partnerit. Eksperti i marrëdhënieve, Ruth Meyers, thekson se një i dashur plus e bën një femër të ndihet seksi, sepse natyra e saj është e ndërtuar në mënyrë të tillë ku komplimentet që i referohen duhet të jenë të shpeshta.
Për “fluturat” në bark
Magjia në fillim të çdo marrëdhënieje është mbresëlënëse, ndaj dhe femrat janë më të prirura për të shkuar drejt saj kur e ndiejnë të nevojshme. Ato nuk duan që t’ju mungojë kjo lloj magjie. Ndaj nëse partneri aktual nuk e kupton këtë gjë, ato me siguri shkojnë te një tjetër.
Për t’u kapur në flagrancë
Kur një grua dëshiron të lërë burrin e saj, sidomos nëse çifti ka fëmijë, ajo shpeshherë ajo tradhton për t’u zbuluar. Dhe kështu, një mashkull, zor se do ta falë bashkëshorten e tij: Houston këtë lloj tradhtie e quan “marrëdhënie daljeje”.
Prej mërzisë
Në sondazhin e iVillage, 80% e femrave të intervistuara ka deklaruar se, jeta e tyre seksuale është e parashikueshme. Ashtu si meshkujt, edhe femrat dëshirojnë të kryejnë marrëdhënie seksuale të shpeshta, ose të eksperimentojnë gjëra të ndryshme.
Prej vetmisë
Kur një burrë dhe një grua nuk kanë asgjë të përbashkët, gruaja mund të gjejë kënaqësi te një tjetër mashkull, apo te një shok i besuar. Por problemi më pas është që ai shumë lehtë mund të bëhet i dashuri i saj. Weil thotë se tradhtia heq vetminë.
Duan të ringjallin të kaluarën
Të pasurit një histori me një ish nuk do të thotë medoemos dashuri. Më shumë, mund të tregojë një periudhë të jetës që nuk është më, rininë e shkuar, të qenët të lumtura dhe tërheqëse. Pra edhe nostalgjia i shtyn femrat drejtë tradhtisë.
Për një eksperiencë afër vdekjes
Nëse një grua merr vesh se jeta e saj do të jetë e shkurtër (për shkak të një sëmundjeje), ajo fillon ta vërë në diskutim jetën e saj. Dhe kjo e bën të vetëdijshme fatkeqësisht për vdekjen. Nëse partneri i saj nuk është edhe aq prezent në jetën e saj, kalimi drejt aktit të tradhtisë bëhet shumë i shpejtë.
Për vëmendje ose aventurë
Një grua do që vlerat e saj të njihet gjithmonë nga mashkulli që ka pranë, thotë doktoresha Weil. Nëse nuk ndodh kështu, femra këtë njohje do ta kërkojë te një mashkull tjetër. Ose, nëse mërzitet prej marrëdhënies monotone ajo do të hidhet në krahët e një “djali të keq”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kjo është motra sekrete e Melania Trump-it: Nuk ka dalë në publik për 20 vjet dhe ja me çfarë merret
Nëse mbathni këto atlete vrapimi, ka më shumë gjasa të lëndoheni
Një stërvitje që zgjat vetëm shtatë minuta në shtëpi zëvendëson një orë në palestër
Kjo është motra sekrete e Melania Trump-it: Nuk ka dalë në publik për 20 vjet dhe ja me çfarë merret
A e dini pse duhet të vendosni një peshqir enësh në pjatalarëse?
Në cilin vend jetojnë femrat me gjoksin më të madh?
Ja pse nuk duhet të përkëdhelni qentë që takoni në rrugë
Një stërvitje që zgjat vetëm shtatë minuta në shtëpi zëvendëson një orë në palestër
Temperaturat në minus, metodat sekrete për ta mbajtur shtëpinë të ngrohtë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë