Kosova po përballet me përplasjen e saj më serioze politike që nga përfundimi i luftës 1998-1999. Është koha që BE dhe SHBA të tentojnë të ndërmjetësojnë një dialog midis koalicionit qeveritar dhe opozitës për hir të stabilitetit.
Lëmshi u krijua pasi që fuqitë ndërkombëtare, vitin e kaluar, e tërhoqën Kosovën për hunde në një marrëveshje me Serbinë e cila synon t’iu japë fuqi të posaçme komunave etnike serbe në Kosovë. Marrëveshja e ashtuquajtura AKM bëri që lëvizja Vetëvendosje të organizojë protesta të rrepta në rrugët e Prishtinës dhe brenda Parlamentit. Por, protestat kanë të bëjnë edhe me pakënaqësinë e qytetarëve ndaj korrupsionit qeveritar dhe stagnimit ekonomik e social.
Qasja e Perëndimit në rajon është që t’i jepet Serbisë çka të do ajo, për ta tërhequr atë më afër BE-së dhe dobësuar marrëdhëniet e saj të vjetra me Rusinë.
Krerët e BE-së dhe të SHBA-ve na thonë përditë se Rusia revanshiste e kryetarit Vlladimir Putin po përpiqet që të krijojë destabilitet në Ballkan. Por, Kosova është duke e paguar çmimin e qasjes politike të BE-së: Serbia së pari dhe nëse Rusia vërtet e do një krizë të re në Ballkan atëherë zhvillimet në Prishtinë po shkojnë në favor të saj (Rusisë).
Opozita në Kosovë nuk do të tërhiqet vetëm pse BE nuk do që të bisedojë me të.
Pakënaqësia e qytetarëve ndaj AKM-së po drejtohet tashmë edhe ndaj fuqive perëndimore të cilat janë në favor të saj ashtu sikur edhe krerët e Kosovës të cilët e nënshkruan atë. Ndërkohë, tetë vite pas pavarësisë, kosovarët janë lodhur së jetuari në vendin më të pazhvilluar në kontinent.
Lista e dështimeve në vendin, i cili faktikisht ende është protektorat i BE-së dhe NATO-s, është tronditëse: korrupsion kronik; krim i lartë i organizuar; papunësi masive; paga të mëshirshme të ulëta; sistem shëndetësor të shkatërruar dhe sistem jo funksional e të degraduar të edukimit.
Protestat më të fundit, në janar dhe shkurt, patën më shumë njerëz se ndonjëherë më parë për të shprehur ankesat e tyre në rrugë. Por, BE dhe SHBA po vazhdojnë të sillen sikur që bashkëbiseduesi i vetëm i tyre është koalicioni PDK-LDK i Qeverisë së kryeministrit Isa Mustafa dhe ministrit të Jashtëm Hashim Thaçi. Ata po bëjnë kështu përkundër faktit se e dinë se elita e vjetër udhëheqëse është e përfshirë deri në fyt në korrupsion dhe krim të organizuar.
Njerëzit si Thaçi janë pasuruar shumë dhe në të njëjtën kohë janë bërë pothuajse të paprekshëm duke iu falënderuar marrëveshjeve të prapa-skenave me shefat e tyre perëndimorë. Jo vetëm që është e padrejtë, por është edhe jo reale që të vazhdohet mbështetja në ta për të rregulluar problemet e pas-luftës.
Në të njëjtën kohë është e kuptueshme që perëndimi ka pak dashuri për Vetëvendosjen. Ajo kërkon jo vetëm zhbërjen e AKM-së, largimin e BE-së dhe NATO-s dhe bashkim me Shqipërinë. Parlamentarët e saj po ashtu gjuajnë gaz lotsjellës brenda parlamentit. Por ta bojkotosh atë (Vetëvendosjen) nuk po ecën dhe opinioni publik po shkon në anën e saj.
Në Maqedoni së fundi me marrëveshjen e Przhinos e pamë se si diplomacia e huaj mund t’iu ndihmojë rivalëve që të tërhiqen nga konfrontimi.
Kriza e Kosovës meriton po aq ndihmë të mençur nga jashtë. Ndërhyrja ushtarake perëndimore i ndali luftërat ndër-etnike të viteve ’90-ta. Por, puna ende nuk është kryer dhe intervenimi diplomatik perëndimor është i nevojshëm më shumë se ndonjëherë më parë për të ruajtur stabilitetin.
Gjeneratës së Thaçit e krerëve të Kosovës i ka kaluar koha. Njerëzit të cilët e kanë futur Kosovën në moçalin e varfërisë dhe kriminalitetit në pas-luftë nuk janë njerëzit e duhur për të sjellë qeverisje të mirë dhe ligj e rend.
BE dhe SHBA duhet që të identifikojnë dhe kultivojnë udhëheqës të rinj të cilët do t’i përqafojnë sinqerisht reformat, edhe pse ndoshta disa ide të tyre, tash për tash, janë tepër tê egra dhe ndezëse.
Perëndimi tashmë ka bërë diçka të këtillë në Serbi. Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, dhe ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq, ishin pjesë e regjimit gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit. Por, tash ata po e flasin gjuhën e integrimeve evropiane dhe po hapin kapitull pas kapitulli në marrëdhëniet me BE në shkëmbim të reformave të brendshme.
Berlini dhe Washingtoni janë faktorët kryesor të jashtëm në Ballkan Perëndimor. Ata duhet që të përdorin të njëjtat metoda në Prishtinë siç i kanë përdorur në Beograd. Por, ata nuk duhet shpërblyer Serbinë në dëm të Kosovës, sepse dëmi mund të jetë shumë më i lartë sesa që Kosova mund ta përballojë.
(Autori është gazetar dhe themelues i agjensionit të lajmeve mbi Ballkanin dtt-net.com)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri