LAJMI I FUNDIT:

36-vjeçarja: E bëj me kolegun e punës por ai s’e lë gruan

36-vjeçarja: E bëj me kolegun e punës por ai s’e lë gruan

“Deidre” është rubrikë mjaftë e njohur e “The Sun” dhe aty njerëzit i shpërndajnë përvojat dhe brengat e tyre, si dhe kërkojnë këshilla nga stafi i “Deidre-s”.

Ndër rrëfimet më interesante së fundi në “Deidre”, ka qenë ky i një gruaje 36-vjeçare, e cila bën seks me kolegun e saj të punës, por thotë se, ai nuk e lë gruan e tij të sëmurë për të dhe se e injoron kur është me të.

Ju sjellim për ju rrëfimin e plotë të saj:

“Përshëndetje Deidre,


Unë jam duke e tradhtuar burrin tim me një koleg të punës mirëpo i dashuri im është si dy njerëz të ndryshëm.

Ai është i dashur kur është me mua por kur është me gruan e tij është sikurse unë nuk ekzistoj për të më.

Ne filluam të bënim seks fshehtazi pas kthimit nga puna një natë së bashku me taksi ku ai kishte propozuar diçka krejt budallaqe dhe unë e kisha pranuar.

Ne kishim shkuar në një hotel dhe kishim bërë seks tërë natën.

Ishte fantastik dhe unë kisha arritur ta bind burrin tim se kisha qenë në shtëpinë e një kolegeje.

Unë jam 36-vjeçare dhe burri im është 35-vjeçar, ndërsa i dashuri 43 vjeçar. Afera jonë seksuale është më shumë se 1 vit.

Nuk kam fëmijë por jam e gatshme ta lë burrin, shtëpinë, edhe punën për të dashurin.

Por i dashuri thotë se nuk mund ta lë gruan e tij pasi që ajo vuan nga skleroza dhe zakonisht është e sëmurë. Kur ai është me të ai më injoron mua. Nuk më dërgon SMS, nuk më telefonon, asgjë.

Ai thotë se nuk e do më atë dhe se ajo i është bërë atij sikur një motër, por prapë se prapë nuk e lë atë.

Nuk e di ku qëndroj unë. A është ai duke luajtur me mua?

Unë as nuk jam e bindur se gruaja e tij është e sëmurë në të vërtetë.

A do e lë ai atë dhe a më do ai në të vërtetë sikurse më thotë? Burri im ende dëshiron ta ketë një lidhje me mua por tani lidhja jonë është më shumë shoqërore sesa bashkëshortore.

Nuk e di edhe sa mund ta përballoj këtë situatë. Është sikurse jam duke i jetuar dy jeta të ndryshme njëkohësisht”, kishte rrëfyer ajo për stafin e Deidre.

Pas këtij tregimi shumë interesant e të pazakontë, stafi i Deidre i ishte përgjigjur asaj duke i treguar se së shpejti njëri nga ‘burrat e saj’ do e lë atë, dhe se kur e bën kjo do të pendohet për veprimet e saja.

“Vendos çfarë dëshiron të bësh me martesën tënde. Nëse dëshiron të qëndroni bashkë, siç don burri juaj, atëherë vendos çfarë është mirë e çfarë keq. Afroju prapë me të, fillojeni prapë një jetë seksuale dhe kaloni një kohë të mirë.

Nëse nuk dëshiron të qëndrosh e martuar, atëherë ndaju me të dhe gjeje dikë tjetër për ta dashuruar.

Por mos u mbështet në kolegun tënd.

Ai është duke e pasur një aferë, kjo është e gjitha. Ai nuk shfaq ndonjë shenjë që do e lë bashkëshorten e saj. Nëse do kishte dashur ai do e kishte bërë këtë moti”, kishte qenë përgjigja e Deidre. /Lajmi.net/

Në trend Stil

Më shumë
Beqarë përgjithmonë: Njerëzit me këto karakteristika kanë më shumë gjasa të jenë vetëm në jetë

Beqarë përgjithmonë: Njerëzit me këto karakteristika kanë më shumë gjasa të jenë vetëm në jetë

Lifestyle
Largoni bakteret dhe freskoni shtëpinë tuaj, shtoni këtë përbërës në ujin tuaj për pastrimin e dyshemesë

Largoni bakteret dhe freskoni shtëpinë tuaj, shtoni këtë përbërës në ujin tuaj për pastrimin e dyshemesë

A e dini se...
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Si të kuptoni karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Si të kuptoni karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Lifestyle
E keni bërë gabim, a e dini pse nuk duhet të lani enët me sfungjer?

E keni bërë gabim, a e dini pse nuk duhet të lani enët me sfungjer?

A e dini se...
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi

Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi

Kalo në kategori