LAJMI I FUNDIT:

Shenjat që jeni duke praktikuar pozicionin e gabuar

Shenjat që jeni duke praktikuar pozicionin e gabuar

Ndonëse është shumë mirë të eksperimentoni dhe të devijoni nga rutina e përditshme, ndonjë pozicion seksual i caktuar thjesht nuk bën për ju.

Mos e ‘prishni’ eksperiencën tuaj seksuale kështu!

Po bëni diçka që e keni parë në një film por që në fakt është shumë i parehatshëm
Po, dukej një mrekulli tek “Sex and the city” por nëse nuk po i ndjeni më këmbët, atëherë ndoshta duhet të ndërroni pozicion.

Po zgjidhni pozicionin që ju bën të dukeni më e dobët
Fillimisht, kjo do t’ju shpërqendrojë dhe do t’ju largojë eksitimin. Dhe nëse nuk po e bëni me dikë që mendon se jeni seksi në të gjitha pozicionet, atëherë keni një problem më të madh.


Nuk jeni e eksituar
Sigurisht që ka diçka që nuk shkon në këtë mes! Ndoshta pikërisht pozicioni.

Po përpiqeni të mos prishni flokët
Supozohet të jesh duke bërë seks intensiv dhe këtë nuk e bën dot nëse po vret mendjen për flokët.

Lini gjithmonë partnerin të zgjedhë pozicionin
Zgjidhni një pozicion që juve ju kënaq. Ju sigurojmë që edhe atij do t’i pëlqejë.

Ju shkakton dhembje
Seksi nuk ka pse të jetë i dhimbshëm, vetëm nëse ju e kërkoni vetë të jetë i tillë.

Po bëni kontakt sy më sy me dikë që nuk është partneri juaj
Nëse po shihni fqinjin tuaj, atëherë është momenti të ndryshoni pozicion.