Rivendosja e kontrollit të kufijve është një teatër i sigurisë, dhe jo një përpjekje për të ruajtur Evropën të sigurt. Daniel Gros shkruan se kjo është një pafuqi e Evropës për të kuptuar atë që duhet të bëjë.
Një tjetër projekt evropian është i kërcënuar. Rreth dy dekada pasi kontrolli i kufijve u hoq sipas Marrëveshjes së Shengenit, – e cila tani përfshin 26 vende, përfshi dhe katër vende jo anëtare të BE – Gjermania ka rikthyer kontrollin e kufijve të saj me Austrinë, dhe Franca në kufirin e saj me Belgjikën. Kontrolli mendohet të jetë i përkohshëm, dhe pjesa më e madhe e kufijve vazhdojnë të jenë të hapur. Por Evropa nuk ecën drejt hapjes së mëtejshme – dhe ky është një problem serioz.
Largimi nga një “Evropë pa kufij”, i nxitur nga imazhet e refugjatëve në kufijtë e brendshëm, u fortifikua nga lajmet që ata që kryen sulmin terrorist në Paris muajin e kaluar erdhën nga Belgjika, dhe disa prej tyre mund të kenë hyrë në BE përmes Ballkanit, duke u shtirur si refugjatë. Nënkuptimi – i mbështetur nga shumë politikanë, sidomos ministrat e brendshëm – këtu është që ka një lëshim mes sigurisë dhe hapjes. Kjo nuk është e saktë.
Në fakt, rivendosja e kontrollit të kufirit duket se është shembull i “teatrit të sigurisë” – një politikë që synon t’i bëjë njerëzit të ndiejnë që diçka po bëhet. Por, në vend që ta bëjë Evropën më të sigurt, tërheqja nga Shengeni do të pengonte luftën kundër terrorizmit, sepse shtetet do të detyroheshin të angazhonin burime të çmuara – mijëra policë, nëse marrëveshja do të hiqej krejt – për të kontrolluar dokumentet. Ato burime nuk do të kontribuojnë më direkt në hetimin e veprimtarive terroriste.
Dhe ato hetime kanë nevojë të përçojnë një lloj ndihme që është e mundur t’u jepet. Tek e fundit, objektivi – i identifikimit të një tufe terroristësh që fshihen mes miliona qytetarëve të rregullt, para se ata të kryejnë ndonjë veprim të dhunshëm – është i njëjtë me gjetjen e një gjilpëre në kashtë. Pranimi i logjikës së gabuar në rikthimin e kontrollit të kufijve është ndoshta arsyeja që zyrtarët e policisë e kanë diskutuar në fshehtësi çështjen. Duhet të kujtohet që kur pesë vende – Belgjikë, Francë, Gjermani, Luksemburg dhe Holandë – ranë dakord më 1985 (në fshatin Shengen, Luksemburg) të hiqnin kontrollin e kufijve, nuk e bënë këtë për kapriçio apo që dikush pati një vegim të madh. Sado simbolike që mund të ketë qenë marrëveshja, qëllimi i saj nuk ishte simbolizmi.
Institucionet e sigurisë të vendeve pjesëmarrëse e kishin kuptuar se ndalimi i njerëzve në kufijtë e brendshëm nuk i kishte ndaluar në frenimin e kërcënimeve të mëdha, si krimi i organizuar dhe tregtia e drogës. Shoferët e mauneve, që protestuan kundër pritjeve të gjata në dogana, ndihmuan në marrjen e kësaj iniciative. Por u desh dhe një dekadë tjetër bisedimesh të hollësishme, në përpjekje për të forcuar kufijtë e jashtëm të BE, që të arrihej në pikën, më 1995, ku kufijtë e brendshëm u hoqën vërtetë.
Vendi i vendeve jo anëtare të BE si Zvicra për t’u futur në Shengen tregon përfitimet masive, përfshi për sigurinë, nga mbajtja e kufijve hapur. Në vend që të kontrollonte masën e turistëve dhe udhëtarëve për biznes që hynin nga të gjitha anët, Zvicra vendosi t’i përqendronte forcat e policisë për hetimin e kërcënimeve të sigurisë. Duke u futur në Shengen, policia zvicerane fitoi gjithashtu akses në Sistemin Shengen të Informacionit dhe në qendra të tjera informacioni evropiane për të dyshuarit e krimit, vjedhjen e makinave, e shumë të tjera.
Sigurisht, sistemi Shengen ka të meta. Ashtu si eurozona, ajo filloi vetëm me një grup të vogël vendesh, prej të cilave të gjitha kishin të njëjtën qasje dhe kapacitet në zbatimin e ligjeve të përbashkëta, por shpejt mirëpritën shumë të tjerë, një pjesë e të cilëve, u mësua më vonë, nuk mundën t’i ruanin standardet e rëna dakord.
Në eurozonë, pabarazia në konkurrencën e pozicionit fiskal – që nuk u vunë re gjatë kontrolleve të sipërfaqshme – bazuar në kritere formale, që u kryen para miratimit të anëtarëve të rinj – çuan në krizën ekonomike të stërzgjatur. Në Zonën Shengen, paaftësia e disa vendeve për të mbrojtur kufijtë në mënyrë të mjaftueshme – për shkak të mungesës së kapaciteteve administrative (sidomos Greqia, po deri diku dhe Italia), së bashku me sfida gjeografike si vija bregdetare e gjatë e thyer – kanë dëmtuar besimin përballë krizës së refugjatëve.
Eurozona i përballoi krizat e saj për dy arsye. Një: një institucion i përbashkët, Banka Qendrore Evropiane, kishte fuqinë të vepronte. Dy: disa shtete anëtare lëshuan diçka nga kontrolli i tyre mbi bankat, me qëllim që të ndihmonin stabilitetin e përgjithshëm të sistemit.
Që Zona Shengen të rezistojë, ajo ka nevojë të evoluojë në të njëjtin drejtim, duke krijuar një institucion të përbashkët përgjegjës për sigurinë e kufijve të jashtëm, ndërsa zbaton kornizën e sigurisë së brendshme. Në formën që është, mbrojtja e kufijve të jashtëm të Shengenit është në dorën e vendeve anëtare individuale, përfshi njërin, Greqinë, që po përballet dhe me një krizë ekonomike të rëndë. I vetmi operacion me shtrirje të gjerë evropiane që synon të ndihmojë në mbrojtjen e kufijve të jashtëm, Frontex, është i kufizuar në qëllim.
Evropa ka nevojë për një rojë detare evropiane të vërtetë, me buxhetin, anijet dhe personalin e saj. Mesdheu duhet të parashikohet që do të mbetet sfida kryesore për sigurinë për shumë kohë, kjo për shkak të emigrimit të paligjshëm dhe afërsisë me vendet e trajnimit të terroristëve. Kjo i jep kuptim një roje bregdetare të re, e mbështetur me fonde të BE, për të filluar. Edhe një fraksion i vogël i buxhetit të BE do t’i tejkalonte shumë më shumë burimet që disponojnë vendet e veçanta.
Për më tepër, roja bregdetare evropiane do të ofrojë një instrument të lakueshëm për të akorduar burime sa më shumë të jetë e mundur në çdo moment të dhënë. Tek e fundit, edhe nëse kërcënimet e sigurisë mbeten të përqendruara në të njëjtën zonë bregdetare, sfidat më urgjente mund të ndryshojë me kalimin e kohës. Vitin e kaluar, problemi ishte Italia e jugut. Sot është Egjeu. Nesër mund të jetë diku tjetër. Evropa duhet të përgatitet për çdo rast.
Nuk është e mundur që t’i kesh të dyja njëherësh, hapjen dhe sigurinë; e para mund të ndihmojë të dytën. Anëtarët e Zonës Shengen duhet të kuptojnë që arsyeja për heqjen e kufijve të brendshëm mbetet po aq tërheqëse sa edhe në fillim. /Project Syndicate/
(Autori është drejtor i Qendrës për Studime Evropiane)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës