Në fillim konferenca e parë e Vitit të Ri të Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker të dukej objektive. Ai bëri një restrospektivë të vitit të kaluar, ku foli për marrëdhëniet me Parlamentin Evropian (një histori suksesi), por edhe për fondin e fjetur të investimeve, (ende jo një histori suksesi). Por, pas kësaj rifilluan apelet drejtuar vendeve anëtare të marrin përgjegjësinë që u takojnë, sidomos në krizën e refugjatëve.
“Më ka ardhur në majë të hundës… që Komisioni duhet të pranojë të gjitha kritikat që i bëhen, ndërsa vendet anëtare nuk i plotësojnë detyrimet e tyre”.
Këtë fjali e kanë dëgjuar shpesh gazetarët në Bruksel, por asnjëherë nuk ka pasur kaq zhgënjim në fjalët e Jean-Claude Junckerit si kësaj here. Ai që në marrjen e mandatit kishte bërë thirrje për Komisionin e shansit të fundit, e ndjen se si po ikën ky shans nga duart, i papërdorur. Të gjitha planet për t’i dalë zot krizës së refugjatëve, sigurimi i kufijve të jashtëm, ngritja e “Hotspot“-eve për regjistrimin e migrantëve dhe në fund pika qendrore: shpërndarja e drejtë e refugjatëve brenda BE-së, që të gjitha nuk janë veçse fjalë në erë deri më tani.
Megjithatë, Presidenti i Komisionit Evropian nuk do të dorëzohet, ai flet me vendosmëri, por faktet flasin një gjuhë tjetër. 160 mijë refugjatë duhet të shpërndanin vendet e BE-së, një pikë uji në oqean. Por, edhe këta refugjatë vendet e BE-së nuk arrijnë t’i shpërndajnë si duhet. Disa pak qindra vetë janë ngjitur në avionë për të shkuar në një vend të BE-së sipas procedurave. Shtetet e njohura si shtetet e Vishegradit në Lindje të BE-së, me në krye Hungarinë dhe Poloninë refuzojnë bashkëpunimin, megjithë vendimet zyrtare. Madje edhe në Francë ky plan nuk gjen shumë mirëkuptim.
Kancelares Merkel, e cila lufton për këtë plan, po i ikin aleatët në Bruksel. Ironi, por Junckeri, veprimet e të cilit nganjëherë e kanë zemëruar Berlinin, është i fundit që i mbetet besnik. Ai e mbron me sa ka fuqi planin e refugjatëve, por me këtë edhe të gjithë BE-në, Bashkimin e tij Evropian, tek i cili ai ka vite që jep kontributin e tij. Kriza e refugjatëve rrezikon lirinë e udhëtimit të njerëzve në BE me vendosjen pa u vënë edhe aq re të kontrolleve kufitare. Kush rrezikon Shengenin, rrezikon tregun e brendshëm, tregun e punës, në fund Euron dhe të gjithë BE-në, argumenton Juncker.
Ministri gjerman i Financave, Schäuble përdori të njëjtin ton të premten (15.01) në Bruksel duke i dhënë një rëndësi të re deklaratave të Junckerit.
"Po qe se edhe Gjermanisë do të duhet t’i mbylli kufijtë", paralajmëron ai, "ky do të ishte një rrezik shumë i madh për Evropën”.
Ai ka të drejtë! Rrallë janë përdorur tone të tilla, por prapë pa ndonjë efekt. Kush arrin të shkojë deri në përfundimin logjik të kësaj situate, ai e di se në fund kancelarja gjermane dhe Gjermania nuk kanë rrugë të tjetër veçse t’i mbyllin kufijtë.
Juncker përmend në fjalimin e tij edhe kantieret e tjera të Evropës për 2016-n: Një “Brexit” i mundshëm, rrezikimi i shtetit ligjor në Poloni, rritja e ngadaltë ekonomike e të tjera e të tjera. Por vetëm kriza e refugjatëve ka potencialin e varrosjes së BE-së. Këtë e dinë edhe krerët e shteteve e qeverive të BE-së. Se pse ky mohim i vazhdueshëm për të ofruar një zgjidhje konstruktive, nuk dihet. Ndoshta shpresa se të tjerët e zgjidhin këtë punë? Apo është hakmarrje ndaj Merkelit? Hakmarrje për të gjitha seancat e pafund në Bruksel në vitet e fundit, hakmarrje për influencën dhe patundshmërinë tek tema të caktuara?
Sa më e dobët kancelarja Merkel në Gjermani, aq më të fortë armiqtë e saj në BE. Këtë e di edhe Junckeri. Prandaj ai del fort në mbrojtje të saj dhe planeve për kapërcimin e krizës së refugjatëve. Dy luftëtarë të vjetër të bashkuar më në fund në skenën evropiane. Ndoshta jo gjatë. Sepse nuk ka asnjë shenjë që ky plan të funksionojë vërtet. Jo zyrtarisht në Bruksel edhe politikanë me përvojë të thonë se ideja e një shpërndarjeje të drejtë të refugjatëve ka vdekur ndërkohë. Pra, me shumë gjasa edhe shansi i fundit ka kaluar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Nuk ia lë shenjë zarfi i zi - G Bani eskalon sërish ndaj Valbona Mhillit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës