Për herë të parë erdha në Kosovë në vitin 2001, më kujtohet shumë mirë atë që pashë. Kosova ishte plot me të huaj – ndërkombëtarë" – të cilët nën Rezolutën e KS të OKB-së 1244 ishin përgjegjës për drejtimin e Kosovës. Dy vjet pas luftës, ishte e qartë se bashkësia ndërkombëtare ka qenë në rolin udhëheqës. Çdo makinë e dytë ishte një 4RUNNER Toyota.
Kam jetuar këtu nga viti 2004 deri në 2008, kur kam shërbyer në atë që atëherë ishte “Zyra Britanike”. Kam kaluar orë, ditë, ndoshta edhe javë në grupet punuese për të ndihmuar autoritetet e Kosovës për zbatimin e "Standardeve", kushteve për të lejuar nisjen e një procesi për të përcaktuar "statusin final" të Kosovës. Shumë zyrtarë të Kosovës kanë punuar pa pushim për ta përgatitur Kosovën për pavarësi. Një nga veprimet e fundit që ndërmora ishte që të dorëzoja letrat (që i mbaja në zarf) nga Qeveria Britanike, e cila e kishte njohur Kosovën si shtet, dhe kishte vendosur marrëdhënie diplomatike mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ne ishim të parët që e bëmë këtë.
Unë kam qenë i nderuar për t’u kthyer në Kosovë në vitin 2015 si Ambasador Britanik. Kjo e ka bërë 2015-tën një vit të veçantë për mua. Dhe, pas kthimit në Kosovë, një gjë ishte e qartë. Përderisa Kosova ka qenë një vend i porsalindur ‘Newborn’ kur u largova, tani është qartësisht një shtet, i pavarur dhe sovran, përgjegjës për fatin e vet. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme.
Kosova është përgjegjëse për të ardhmen e saj. Në vitin 2015, ne kemi parë shenja të Kosovës duke marrë përgjegjësi. Votimi i Kuvendit për të lejuar formimin e Gjykatës Speciale ishte një shenjë që, pa marrë parasysh se sa e dhimbshme, Kosova ishte e gatshme të përballej me të vërtetën në lidhje me të kaluarën, edhe nëse ishte e nevojshme për të tjerët në rajon. Kjo ishte gjëja e drejtë për ta bërë.
Marrëveshja rreth një programi të FMN-së ishte një sinjal i qartë për investitorët se Kosova do të marrë hapat e nevojshëm për të tërhequr investimet dhe për ta ndërtuar një ekonomi të fortë për popullin e saj. Kjo ishte një gjë e duhur për ta bërë.
Por, ky ka qenë një proces i papërfunduar. Ka ende shumë gjëra që askush nuk dëshiron të jetë përgjegjës për to.
Kush e merr përgjegjësinë për luftimin e korrupsionit, i cili dëmton Kosovën? Kush e merr përgjegjësinë kur korrupsioni dhe politizimi i detyrës publike vazhdojnë të largojnë investitorët? Cili e merr përgjegjësinë për papunësinë e lartë?
Kush e merr përgjegjësinë kur politikanët e korruptuar dhe të dënuar lejohen të largohen nga vendi dhe t’i ikin drejtësisë?
Kush merr përgjegjësi kur një i dënuar për krime lufte në mënyrë të përsëritur del nga burgu? Kush e merr përgjegjësinë për këto dështime?
Cili e merr përgjegjësinë për vargun e sulmeve kundër serbëve të Kosovës në fillim të këtij viti? Kush shkon në burg për këtë?
Kush e merr përgjegjësinë për të siguruar që fëmijët romë, ashkali dhe egjiptianë të kenë qasje në arsim? Kush siguron që të drejtat e tyre kushtetuese janë përmbushur?
Kush do të marrë përgjegjësinë për pasojat e rivendosjes së dhunës si mjet politik? Kush do ta marrë përgjegjësinë kur një gjë e tillë, si gjithmonë, çon te një rritje e dhunës? Kush do ta marrë përgjegjësinë kur përdorimi i nacionalizmit etnik çon, sikur që ndodh gjithmonë në Ballkan, drejt dhunës dhe vuajtjeve?
Kush e merr përgjegjësinë për vendimet që i merr Kosova?
Unë nuk do të pretendoj se Kosova e ka të lehtë. Ajo nuk e ka. Trashëgimia e luftës do të thotë se Kosova ka pasur një lindje të vështirë. Pengesat e vazhdueshme për integrimin ndërkombëtar të Kosovës, ndikojnë që Kosova të mbetet prapa. Le të mos harrojmë, megjithatë, pse Kosova është në një pozicion unik. Kosova ishte i vetmi vend në botë që pati një proces të miratuar nga OKB-ja, që çoi drejt pavarësisë. Nëse situata e Kosovës është unike, kjo është për shkak se çdo gjë në lidhje me historinë e fundit të Kosovës, nga ndërhyrja e NATO-s e deri te pavarësia, është unike.
Është e lehtë ta gjesh dikë për ta fajësuar. Serbia, dhe po, bashkësia ndërkombëtare, janë objektiva të lehta. Ndoshta ka edhe arsye të mira për të fajësuar veprimet e të tjerëve. Por, duke fajësuar të tjerët, thjesht, Kosova nuk do të lëvizë përpara.
Mbretëria e Bashkuar njohu pavarësinë e Kosovës, sepse kemi besuar se Kosova mund dhe duhet ta marrë përgjegjësinë për punët e veta. Unë besoj në popullin e Kosovës dhe fuqinë e tij për ta transformuar Kosovën dhe për të ofruar diçka të veçantë në Evropë dhe në botë. Lëvizja për ta mbështetur Rektorin e Universitetit të Prishtinës tregon se çfarë mund të arrijnë qytetarët. Qytetarët e Kosovës kanë votat e tyre në duart e tyre; me këto vota ata zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe do të përcaktojnë të ardhmen e tyre. Ne do të jemi këtu për të punuar me përfaqësuesit që ju i zgjidhni, dhe për të ndihmuar në përparimin e Kosovës.
Kur Kosova dhe BE-ja nënshkruan Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asociimit, të dyja palët bënë një deklaratë se, tani e tutje, Kosova pritet të veprojë si shtetet e tjera evropiane. Nuk ka dyshim se këtë e vështirësoi fakti se pesë vende anëtare të BE-së ende nuk e njohin Kosovën; nënshkrimi i MSA-së vetëm shtatë vjet pas pavarësisë ishte një arritje e vërtetë për Kosovën.
Por, kjo marrëveshje gjithashtu ka dërguar një mesazh të qartë: Është koha për të marrë përgjegjësinë. (Autori është ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës