Që nga çlirimi nuk mbahet në mend që Kosova të ketë pasur vit më të vështirë se vitin që po e lëmë pas (Viti 2015). Kjo është e vërteta po aq sa është e vërtetë se Kosova asnjëherë nuk ka pasur qeverisje kredibile transparente dhe pa korrupsion e ku më së shumti kanë përfituar kryeministrat, zëvendëskryeministrat, ministrat, zëvendësministrat dhe grupe të caktuara të interesit të lidhura me pushtetet, e jo qytetarët dhe Kosova në përgjithësi.
Nëse kthehemi në retrospektiv në kohën kur PDK fitoi për herë të parë zgjedhjet dhe bëri koalicion me LDK-në, në atë që u pat konsideruar si koalicioni i Pavarësisë së Kosovës, LDK pavarësisht se thirret në vlerat institucionale u tregua krejtësisht e papjekur meqë me një veprim fëmijëror brenda pak orëve tërheq ministrat e saj nga Qeveria e atëhershme sepse Gjykata Kushtetuese kryetarin e atëhershëm të LDK-së, Fatmir Sejdiu, e deklaroi si shkelës të Kushtetutës pasi mbante dy pozicione: kryetar i partisë dhe president i vendit.
Pas kaq kohe Kosova përballet me të njëjtin koalicion, pra PDK-LDK. Nëse atëherë i bëri bashkë, pavarësia e Kosovës, tash i bashkoi “Zajednica”.
Para se të vinte “Zajednica” ky pushtet pati probleme qysh në fillimet e saj. Plaku i Qeverisë u bëri mjaftë “dhurata” qytetarëve të Kosovës duke u nisur nga protestat masive në tërë Kosovën për ta shkarkuar njërin nga Rojat e Urës, i cili u bë ministër në Qeverinë e Plakut (Jabllanoviqi që ofendoi rëndë nënat gjakovare). “Dhurata” tjetër që Plaku i Qeverisë ua bëri qytetarëve ishte shpërngulja e qindra e mijëra prej tyre jashtë Kosovës. Dhe, prapë e vazhdoi pushtetin, sepse kishte edhe disa “dhurata” tjera për qytetaret e Kosovës: vazhdimi i bisedimeve pa kushte me Serbinë dhe Malin e Zi, përmes së cilave Plaku i Qeverisë i dhurojë mijëra hektar Malit të Zi, ndërsa Serbinë me çdo kusht po dëshiron ta kthejë në Kosovë përmes “Zajednicës”. Pushteti vazhdonte, e edhe “dhuratat” – si dështimi i pranimit të Kosovës në UNESCO dhe mos liberalizimi i vizave.
Plaku Qeverisë shpërndante “dhurata”, në fund sikur edhe atij iu bë një “dhuratë” nga Gjykata Kushtetuese që në aktgjykimin e saj cilësoi se krijimi i “Zajednicës” është antikushtetues përderisa. Por, ai insiston të vazhdojë me planin dhe me negociatat me Serbinë, e nuk e ndjen nevojë që të sepse e ka edhe një dhuratë në fillim të vitit që Hashim Thaçin ta bëjë president të Kosovës.
Qytetaret e këtij vendi nuk kanë pse ta pranojnë asnjë dhuratë nga ky Plak i Qeverisë, por në fillim të vitit që vjen duhet ti bëjmë dhurata vetes, sepse veç ne e dimë për çka kemi nevojë e të tjerët asnjëherë nuk ia qëlluan deri tash.
Prandaj, qofshim me shëndet, gëzuar Vitin e RI me një tjetër Qeveri!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInjorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Vuçiq: Në dhjetë ditët e ardhshme do të vendosim nëse do të shkojmë në zgjedhje apo do të formojmë qeverinë e re
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
"Fitore e shitur", Rezarti me akuza të forta për produksionin e BBVK: A jeni gati t'i nxirrni votat Drilon-Gjesti në gjykatë? Me qëllim i tërhiqnit kamerat për Drilonin
Robert Nolfe thyen heshtjen: Parashqevia nuk u paraqit në gjykatë plot katër seanca, kam paguar qiranë 12 vite për të
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama