LAJMI I FUNDIT:

Blatter nuk është mundur ende

Blatter nuk është mundur ende

Sërish ishte ai, Joseph S. Blatteri i vjetër. Luftarak, plot energji, syhapur dhe – i bindur në vetvete. Kur u paraqit në konferencën për shtyp në qendrën e FIFA-s, të hënën (21 dhjetor), shumëkush ka pritur një ish-president të FIFA-s të lodhur dhe të dërmuar. Ecja e tij jo e sigurt dhe një fleokoplast në fytyrë, të cilin Blatter e mban prej ditësh nën syrin e djathtë, sugjeronin një gjendje të tillë: Blatteri është të paktën i lodhur, nëse jo edhe k.o. – por jo, e kemi gabim. Për fat të keq.

Joseph S. Blatter, drejtuesi i kahershëm i FIFA-s, ende nuk është ngopur. Komisioni i Etikës i FIFA -s e ka dënuar atë dhe presidentin e UEFA-s Michel Platini, meqë për tetë vite të mos ushtrojnë asnjë detyre në futboll, por Blatter nuk do ta pranojë këtë vendim. "Tetë vite? Pse?", pyeste Blatter dhe paralajmëroi se do të luftojë “për FIFA-n dhe për vete". Blatter gjithmonë i ka barazuar veten dhe FIFA-n. Dhe, pikërisht këtu qëndron problemi më i madh: Blatter përcakton edhe pas dënimit të tij agjendën e zhvillimeve në FIFA dhe parandalon një fillim të ri në organizatën botërore të futbollit.

Në paraqitjen e tij emocionale dhe përplot me fjalë të fuqishme ("turp", "rrena", "padrejtësi") Blatter e quajti veten viktimë të Komisionit të Etikës të FIFA-s dhe kërkoi më shumë njerëzillëk dhe respekt – natyrisht për vetveten, për kë tjetër?


Është shumë e qartë se ky njeri e ka humbur lidhjen me realitetin, sepse pagesat misterioze të 1,8 milionë eurove, për të cilat hetuesit thonë se janë dhënë për rizgjedhjen e tij në vitin 2011, Blatter ende nuk mund t’i shpjegojë. Njeriu do të mund të qeshte me monologun e tij para gazetarëve nga mbarë bota, sikur çështja të mos ishte kaq serioze. Sepse, futbolli gjendet në udhëkryq. Udhëheqja e sportit më të dashur në botë ka përjetuar rënie shumë të rëndë, me të drejtë. Hetuesit amerikanë dhe zviceranë kanë hedhur një vështrim në një prej sistemeve më të korruptuara dhe kanë konstatuar se këtij sistemi duhet t’i jepet fund. Menjëherë.

"Unë nuk mund të them se kjo është një ditë e mirë për FIFA-n", tha Blatter.

Njeriu do të mund të brohoriste: "Po, kjo është një ditë e mirë për FIFA!-n. Por, a është vërtetë kështu"?

Me dënimin e Blatterit hapen më në fund edhe shanset për spastrime në FIFA. Sistemi i dyshimtë i veprimeve të cilin e ka toleruar me vite të tëra vet Blatter dhe në të cilin ka marrë pjesë me vite të tëra edhe vet Komisioni i Etikës, duhet të marrë fund. Kontingjentet e biletave për Kampionatet Botërore si shpërblim për vota, ryshfeti për të drejtat e transmetimeve televizive, ndarja e posteve sipas influencës – në FIFA duket se është punuar si në pazar. Duket se të gjitha kanë mundur të blihen, madje edhe kampionatet botërore.

Blatter e ka mbështetur këtë politikë me vite të tëra dhe ka përfituar nga ajo. Ironike është që atë e rrëzon tani pikërisht instrumenti të cilin e ka instaluar vet – Komisioni i Etikës, i cili e ka ndihmuar atë në luftën kundër kundërshtarëve të tij (Mohamed bin Hammam, Jack Warner).

Si do të zhvillohen gjërat? Mbase me një grindje të gjatë drejtësie. E vërtetë është që Blatter ende nuk është mundur. Dhe kjo vlen edhe për sistemin e instaluar nga ai. Gati të gjitha pozicionet në FIFA janë të zëna me njerëz të besuar të Blatterit apo njerëz të dëmtuar. Reformimi i federatës botërore të futbollit duket shumë i vështirë. Vetëm pas reformave të thella mund të dihet nëse kjo ditë vërtetë ishte e mirë për futbollin.

Në trend

Më shumë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Krisa flet sërish për Tirin: Në një vit bashkë, kurrë se kisha menduar që lidhja do testohej për një javë mungese

Krisa flet sërish për Tirin: Në një vit bashkë, kurrë se kisha menduar që lidhja do testohej për një javë mungese

Magazina
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Amerika
Kalo në kategori