Presheva, së bashku me Bujanovcin dhe Medvegjën janë tri komunat etnike shqiptare në territorin e sotëm të Serbisë, që njihen ndryshe me termin Lugina e Preshevës apo Kosova Lindore. Edhe pse shqiptarët që jetojnë në këto troje janë të njohur zyrtarisht si minoritet etnik në Serbi (të pestët për nga numri, mes 18 minoriteteve), sërish aty gjenden mungesa të thella të barazisë, të sigurisë, të të drejtave dhe lirive, si dhe të përfaqësimit proporcional në institucionet shtetërore.
Kushtet shumë të vështira, si politike, ekonomike dhe sociale në Luginën e Preshevës, ku ekonomia është e shkatërruar dhe investimet në ekonomi dhe infrastrukturë mungojnë, i kanë bërë këto komuna aktualisht trojet shqiptare më të rrezikuara nga zbrazja e popullatës etnike shqiptare. Nëse nuk veprohet dhe ndërhyhet urgjent, nuk do të kemi më të bëjmë me rrezik, por me humbje reale të pakthyeshme. Këto probleme nuk lindën dje dhe nuk mbarojnë vetë, as nesër.
Koha dhe faktet kanë dëshmuar se klasa politike që ka drejtuar të tri komunat në këto 15 vite ka dështuar. Politikanët janë të vjetruar në mendësi, të mefshtë në veprime dhe aspak vizionarë për të ardhmen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Në shumësinë e detyrave dhe veprimeve, vështirë të gjesh gjëra dobiprurëse të bëra prej këtyre politikanëve shqiptarë në të mirë të qytetarëve që i kanë zgjedhur, pasi interesi i tyre personal ka prevaluar mbi atë kombëtar. Tipar ky që vërehet te klasat politike shqiptare edhe në shtetet dhe trojet shqiptare në rajonin e Ballkanit. Sot, nuk mund të ketë zhvillim ekonomik të tregut të lirë në Kosovën Lindore pa zhvillim politik demokratik dhe respektim të të drejtave të popullatës në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. Kosova Lindore është e pasur me burime njerëzore dhe natyrore, nëntokën e ka të pasur me minerale dhe mbitokën e ka pjellore.
Megjithatë, ajo nuk prodhon për të eksportuar dhe nuk arrin të prodhojë as ushqimin bazë për popullatën e saj, ndaj detyrohet ta marri nga të tjerë. Ndërkohë Shqipëria importon sasi të mëdha produktesh bujqësore nga Maqedonia dhe Serbia, por jo nga Lugina se prodhimi për eksport aty mungon. Po të bëjmë një krahasim me të dhënat që jep Komisioni Evropian për Serbinë, me të dhënat faktike që janë për Kosovën Lindore kemi: papunësia në Serbi ka rënë nën 20%, ndërkohë në të tria komunat është rreth 75%; ekonomia e Serbisë po shërohet nga recesioni, ndërsa në tri komunat ekonomia po rrënohet; reformat në Serbi po avancojnë, ndërsa në tri komunat mungojnë.
Vizita e kryeministrit Rama një vit më parë në Preshevë, përveç shfaqjes, në Preshevë vetëm sa zgjoi dhe riktheu disi shpresën mes shqiptarëve, por nuk solli asgjë tjetër në dobi të tyre. Ndërsa në Kosovë, konflikti dhe retorikat e brendshme e kanë mbajtur gjithnjë e më larg vëmendjen e qeverisë kosovare ndaj banorëve të Luginës. Premtimet për ndihmë ekonomike dhe mbështetje nga ana e dy qeverive shqiptare për popullatën e këtyre trojeve mbeten ende premtim. Kjo ka bërë që të dy qeveritë shqiptare të Tiranës dhe Prishtinës, të jenë ende larg ushtrimit dhe realizimit të detyrimeve të tyre kushtetuese në mbrojtje të të drejtave kombëtare të shqiptarëve të këtyre trojeve.
Ndërkohë një fenomen i ri, jo i zakonshëm dhe jo i pamenduar ka filluar të aplikohet në Luginën e Preshevës. Qeveria serbe ka filluar një proces të mirëfilltë çregjistrimi në zyrat e gjendjes civile të të gjithë shqiptarëve etnik që kanë banesat aty, por nuk banojnë në përditshmërinë e tyre, duke zvogëluar në mënyrë jonatyrale dhe joligjore popullatën etnike në Luginë. Është e njëjta situatë sikur ne në Shqipëri të çregjistrojmë nga regjistri ynë themeltar familjarët tanë, që janë emigrantë në vende të ndryshme të botës.
Po kështu, do të ishte e udhës, që të tria komunat në kuadër të reciprocitetit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi që drejtohen nga BE, të kenë të njëjtat të drejta de jure dhe de facto siç i gëzojnë edhe serbët në Kosovë. Për këtë, BE-ja duhet të ushtrojë një rol dhe ndikim edhe më të madh ndaj qeverisë serbe, që etnia shqiptare të gëzojë të drejtat e plota në Serbi.
Disa ditë më parë, rreth 100 bashkatdhetarë nga Gjermania, Italia, Austria, Zvicra, Lugina e Preshevës, të organizuar përmes Fondit Humanitar të Kosovës Lindor u mblodhën në Zvicër në konferencën e radhës për të analizuar situatën në të tria komunat dhe për të projektuar të ardhmen ekonomike. Në programin e zhvillimit ekonomik që Fondi prezantoi për Kosovën Lindore, shihet si prirje për zgjidhjen e problemit ekonomik te vetë shqiptarët, si tek ata që jetojnë në Luginë dhe tek ata që jetojnë në diasporë, pasi mbështetja nga drejtuesit shqiptarë në tri komunat dhe nga qeveria serbe mungon rregullisht.
Gjendja e vështirë në tri komunat konfirmohet edhe në Progres raportin 2015 për Serbinë, ku Komisioni Evropian deklaron: “Dialogu midis autoriteteve qendrore dhe drejtuesve lokal etnik shqiptarë brenda një programi gjithëpërfshirës të integrimit dhe rimëkëmbjes ekonomike ende nuk ka rifilluar”. Jo vetëm sektori privat e vuan mungesën e zhvillimit në Luginë, por edhe sektori publik, ku punësimet janë politike dhe sërish sipas Komisionit Europian: “Rajoni [vijon të] mbetet rëndë i pazhvilluar dhe popullsia etnike shqiptare vazhdon të jetë e nënpërfaqësuar në shërbimet publike”.
Lexuesit e këtyre rreshtave mund të thonë se ne shqiptarët e Shqipërisë nuk kemi zgjidhur ende hallet tona, tani na kërkohet të zgjidhim hallet e shqiptarëve në Luginë. Pikërisht këtu qëndron problemi, se edhe ai i atyre, halli ynë është, dhe jo i komshiut.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![Ish-shoku me akuza të rënda për Gjestin: Pa karakter, është sadist dhe akoma në lidhje me Diellzën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_14-18-780x439.png)
Ish-shoku me akuza të rënda për Gjestin: Pa karakter, është sadist dhe akoma në lidhje me Diellzën
![Përfundon numërimi i 22 kutive me votat për deputetë nga 258 në Prishtinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Kutite_-780x439.jpg)
Përfundon numërimi i 22 kutive me votat për deputetë nga 258 në Prishtinë
![Jashari i OVL - UÇK-së tregon arsyet e bojkotimit të aktiviteteve nga qeveria për pavarësi dhe Epopenë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-13T175009.930-780x439.jpg)
Jashari i OVL - UÇK-së tregon arsyet e bojkotimit të aktiviteteve nga qeveria për pavarësi dhe Epopenë
![Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Erion-Veliaj-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
!['Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vinicius-780x439.png)
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi