LAJMI I FUNDIT:

Raporti britanik, Putin mund të jetë i implikuar në vrasjen e Litvinenkos

Raporti britanik, Putin mund të jetë i implikuar në vrasjen e Litvinenkos

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mund të jetë i implikuar në vrasjen e ish-agjentit të KGB-së, Alexander Litvinenko.

Në këtë përfundim kanë arritur hetuesit britanikë, kur kanë kaluar 10 vjet pas vdekjes së ish-agjentit rus.

Një hetim publik i ndërmarrë në Britaninë e Madhe nga Tribunalja Hetimore ka bërë me dije se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mund të jetë i implikuar në vrasjen e ish-agjentit të KGB-së, Alexander Litvinenko.


Sipas raportit, Lideri i Kremlinit ka qenë i përfshirë personalisht duke urdhëruar dhe ndihmuar për vrasjen e tij.

Litvinenko u vra në Britaninë e Madhe në vitin 2006, ku kishte fituar edhe të drejtën e azilit politik.

Ai helmua nga poloniumi radioaktiv nga dy agjentë të tjerë rusë të cilët ishin Andrei Lugovoi dhe Dmitry Kovtun.

Ish-anëtari i KGB-së u bë i njohur në Rusi në kohën kur u bë një prej kritikëve më të mëdhenj të Presidentit Vladimir Putin.

Litvinenko e bënte përgjegjës këtë të fundit si dhe një rrjet që ndodhej pas tij, për tentativë të marrjes së pushtetit duke vrarë njerëz të pafajshëm.

Sipas tij, Putin qëndron pas vrasjes së shumë personave me influencë përfshirë biznesmenë, gazetarë dhe politikanë.

Sipas ekspertëve, vrasja e vetë Litvinenkos është bërë për shkak të aktivitetit të tij politik si dhe për një bashkëpunim të mundshëm me shërbimin sekret britanik, MI5. /kp/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Punëtorit iu ngul në trup një shufër metalike 90 centimetra e gjatë - mjekët brazilianë tregojnë se si ia shpëtuan jetën

Punëtorit iu ngul në trup një shufër metalike 90 centimetra e gjatë - mjekët brazilianë tregojnë se si ia shpëtuan jetën

Amerika Latine
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori