LAJMI I FUNDIT:

Rritja e pagave tkurr investimet kapitale

Rritja e pagave tkurr investimet kapitale

Rreth 28 mijë mësimdhënës në vend nga janari i vitit të ardhshëm do të përfitojnë rritje të pagave prej 25 për qind. Kështu të paktën do të ndodhë nëse kryeministri aktual Hashim Thaçi do ta drejtojë edhe qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet e 8 qershorit.

Në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor, kryeministri në detyrë Thaçi, e ka ritheksuar premtimin e tij elektoral, duke thënë se pagat e mësimdhënësve do të vazhdojnë të rriten, dhe atë që nga janari i vitit të ardhshëm.

Në rast se premtimi i kryeministrit Thaçi do të finalizohet, atëherë buxheti i vendit do të shpenzojë mbi 2.5 milionë euro në muaj më shume vetëm për këto paga. Një shumë e tillë për njohësit e ekonomisë shihet si e papërballueshme, shkruan Tribuna.


Alban Zogaj nga Instituti “Riinvest” ka thënë se një premtim i tillë është joserioz. “Po të ishte në rregull kryeministri në detyrë, do ta priste qeverinë e re dhe do të japte premtime. Kryeministri me këto sinjale donë të tregojë se do të jetë edhe në qeverisjen e ardhshme”, thotë Zogaj. /Telegrafi/