Qytetarët e Kosovës gjithnjë e më shumë po marrin kredi në dhjetë bankat komerciale që operojnë në tregun e Kosovës. Kjo vërehet edhe në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, ku përmendet përshpejtimi i rritjes se kreditimit e cili reflekton më rritje të theksuar të kredive të reja të lëshuara nga bankat në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, të cilat kanë shënuar rritje 39.4 për qind, përderisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kishin shënuar rënie prej 2.0 për qind.
Në raport po ashtu thuhet se kreditë kanë arritur vlerën 1.89 miliard euro, që paraqet rritje vjetore prej 3.5 për qind.
Sadik Hyseni, që punon në sektorin privat, para dy vitesh ka marrë kredi në njërën nga bankat komerciale që vepron në Kosovë. “Kam marrë kredi për ndërtim. Më është dashur shumë, unë nuk kam arritur që grumbulloj mjetet e nevojshme. Këstin e kredisë ma ndalin automatikisht pas daljes së pagës në xhirollogari, kurse me pjesën e mbetur po ia dalim disi”, thekson Hyseni.
Në anën tjetër, ekspertë për këtë çështje, japin vlerësime të ndryshme rreth rritjes së vëllimit të kredive në Kosovë.
Nazmi Mustafa, rektor në Kolegjin e Menaxhmentit Internacional “Globus” vlerëson se bankat kanë mjete të mjaftueshme financiare pas rritjes së vlerës së depozitave, dhe tashmë nevoja e tyre është që mjetet t’i plasojnë në treg.
Sipas tij, nuk ekzistojnë faktorë esencial të cilët i tërheqin qytetarët për kredi, por më tepër është një gjendje e bilancit të bankave që duhet t’i plasojnë mjetet të cilat i kanë në dispozicion. “Arsye tjetër ka qenë një periudhë e një e stagnimit të dhënies së kredive dhe ajo ka ndikuar që të krijohet një fazë e re, që të dalë në treg kapitali bankar përmes kredive”, shprehet Mustafa.
Përshpejtimi i trendit të rritjes së kredive, sidomos për ekonomitë familjare, sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës, ka reflektuar me rritjen e pagave për shërbyesit civil gjatë kësaj periudhe, gjë e cila mund të ketë ndikuar në rritjen e kërkesës dhe potencialit kredimarrës nga ky sektor.
Por, profesori në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, Naim Gashi, konsideron se mungesa e parasë se gatshme në treg, është arsyeja kryesore e rritjes së kredimarrjes.
E vetmja mundësi e financimit të cilën e kanë qytetarët e Kosovës janë kreditë nëpër bankat komerciale, thotë Gashi. “Rritja e kredive nëpër banka tregon edhe rritjen e shkallës se papunësisë, sepse alternativat e vetme, jo vetëm të bizneseve, por edhe të qytetarëve, familjeve mbesin financimet nga bankat komerciale. Nuk qëndron ajo se bankat komerciale i kanë përmirësuar ofertat, absolutisht nuk qëndron”.
“Këto institucione vazhdojnë t’i kenë kamatat më të larta jo vetëm në rajon por edhe më gjerë. Shikuar nga ky këndvështrim absolutisht jam i bindur se nuk kanë alternativë tjetër, nuk kanë derë tjetër të trokasin për financimin e nevojave të tyre, qofshin ato familjare apo të biznesit”, thotë Gashi.
Për normat e larta të interesit, Nazmi Mustafa, ndërkaq konsideron se bankat kanë marrëveshje të pashkruara në mes vete për të mbajtur në këtë nivel interesat e kredive. “Ka pasur një ulje të vogël por të pamjaftueshme, dhe në qoftë se merret fuqia kthyese e ekonomisë, interesat në Kosovë jo pak por shumë janë të larta. Dhe aty gjithmonë është një pikëpyetje, çka është kjo?”
“Ekziston një marrëveshje e pashkruar, por e njohur në mes bankave, t’i mbajnë normat e interesit në një nivel më të lartë, se sa që është dashur të jenë. Dhe kjo tregon se nuk ka ende konkurrencë të mirëfilltë në tregun bankar të Kosovës në mes të bankave”, thotë Mustafa.
Sidoqoftë, sipas raportit të Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës, thuhet e normat mesatare të interesit në kredi kanë vijuar trendin e rënies edhe gjatë tre mujorit të dytë të këtij viti.
Norma mesatare për kredi thuhet se kanë rënë në 10.6 për qind krahasuar më 12.3 për qind në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. /Rel/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!