Kosova nuk ka komoditet , nuk ka luks dhe nuk mund t`i përballojë brenda vitit dy parë zgjedhje. Përsëritja e zgjedhjeve të reja do jetë një goditje e madhe për ekonominë e vendit, e po ashtu edhe në aspektin social.
Parë nga aspektit ekonomikë, vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve, vetëm sa do të ndërlikojë problemet në ekonominë e vendit, duke filluar nga realizimi i projekteve të cilat janë të lëna në gjysmë, e po ashtu do të krijojë probleme edhe në buxhetin e shtetit.
Zgjedhjet e përsëritura gjithashtu do ta lënë Kosovën mbrapa edhe në procesin e integrimeve euro-atlantik. Udhëheqësit e ministrive, në vend se të punonin e shpenzonin energji për zhvillim të shtetit, ata duhet të mendojnë e të punojnë për zgjedhje, të cilat mund të mbahen.
Këto janë vlerësimet që kanë dhënë për KosovaPress, njohës të çështjeve ekonomike. Ata thonë se është kohë kur partitë politike duhet t`i mënjanojnë interesat e tyre dhe të përkushtohen në zhvillim të vendit.
Arian Zeka, kryetarë i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, tha se nëse përsëriten zgjedhjet, në gjitha aspektet do të shkaktoheshin dëme afatgjate. Pa dyshim, sipas tij, zgjedhjet e përsëritura do të shkaktojnë edhe shpenzime të panevojshme.
“Pasojat më së shumti do vërehen në sektorin privat”, ka thënë Zeka, “e po ashtu edhe në rënien e investimeve të huaja direkt”.
Edhe për Safet Gërxhaliun, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, situata në vend është mjaftë e palakueshme. Ai vlerëson se zgjedhjet e reja do jenë një goditje e rëndë për ekonominë e vendit.
Ibrahim Rexhepi, ekspert i ekonomisë, tha se nëse Kosova shkon në zgjedhje të reja, atëherë duhet të presim disa muaj që të fillojë stabilizimi i gjendjes dhe që udhëheqësit e ministrive të fillojnë të marrin vendime për zhvillim të vendit. Por, deri atëherë thotë se ekonomisë së vendit vetëm sa do t’i shtohen problemet.
Por, edhe mjetet që do shpenzohen për zgjedhjet e reja, përbëjnë probleme për buxhetin e Kosovës.
Berat Thaçi, nga instituti GAP, tha për KosovaPress se buxheti i ndarë për zgjedhje të reja, do mund të shfrytëzohej për një zhvillim ekonomik.
“Këto zgjedhje na kanë kushtuar diku gjashtë milionë euro. Për zgjedhje tjera edhe gjashtë milionë tjera. Këto kishin mundur të ndahen për një qëllim më të mirë, për zhvillim ekonomik, qoftë në përmirësim të edukimit, apo sundimit të ligjit që janë shumë më rëndësi për nxitjen e investimeve”, tha Thaçi
Njohësit e çështjeve ekonomike, brenga kanë edhe për vitin 2015. Ata vlerësojnë se për çdo shterje të proceseve zhvillimore, pasojat do vërehen më shumë në vitin tjetër. Sipas tyre, nëse viti ardhshëm do fillojë më vështirësitë e trashëguara nga ky vit, atëherë viti 2015 do jetë vit i zymtë të cilën Kosova nuk e meriton. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!