LAJMI I FUNDIT:

Skenderaj, shiten për dru zjarri mbi 400 trupa pishe

Skenderaj, shiten për dru zjarri mbi 400 trupa pishe

Mbi 400 trupa pishash, të gjatësisë mbi 20-30 metra dhe dimensione të trashësisë dhjetëra centimetra, të prerë në Parkun e pishave në Skenderaj, tash së voni të pagëzuar nga udhëheqja komunale me emrin “Parku amerikan i pishave”, të prera para 2 vjetësh, janë marrë nga parku javën e kaluar.

Gazeta për një javë rresht ka kërkuar përgjigje nga zëdhënësi i Komunës, Hajriz Koci, se kujt i janë dhënë ato pisha dhe në çfarë procedure, por ai nuk u është përgjigjur këtyre pyetjeve.
Ndërkaq në Agjencinë rajonale të pylltarisë në Mitrovicë i kanë pranuar gazetës “Kosha Ditore” se pishat e prera janë shitur nga ta. /Telegrafi/