Gjatë vitit 2014 është vërejtur një reduktim i këmbimit të tregtisë mes shtetit Kosovës dhe Maqedonisë, ku eksporti është nërënie për 151. 7 milionë euro, krahasuar me vitin e kaluar. Oda Ekonomike e Kosovës së bashku me atë të Maqedonisë, do të bëjnë përpjekje më të mëdha që të largojnë barrierat dhe problemet me të cilat, bizneset e të dyja shteteve po ballafaqohen. Gjithashtu, këto dy oda do të bëjnë përpjekje të mëdha edhe për implementimin e marrëveshjes së CEFTA-së.
Kështu u tha gjatë takimit ku këto dy oda kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi.
Ndërsa, Kryetari i OEK, SafetGërxhali, bënë të ditur se që nga sot oda ekonomike, hap përfaqësinë e saj në Maqedoni dhe ajo e Maqedonisë do të jetë me përfaqësues në Kosovë.
“Do të hapet zyra e Odës Ekonomike të Maqedonisë në Prishtinë në lokalet e OEK-së dhe ajo e OEK-së në Odën Ekonomike të Maqedonisë në Shkup. E tëra kjo ka një qëllim që ta avancojmë komunikimin dhe barrierat eventuale ta gjejnë adresën për një kohë shumë të shkurtër dhe të drejtpërdrejtë dhe në këtë mënyrë të përgatitemi edhe për sfida të tjera të cilat na presin qoftë në proceset integruese qoftë në depërtime dhe në avancime të kësaj forme të komunikimit”, tha ai.
Ai theksoi se përveç këmbimit të përfaqësuesve të dy odat duhet të bëjnë çmos që procedurat në kufi të shkurtohen dhe në këtë mënyrë të hiqen edhe barrierat. Gjith ashtu sipas Gërxhaliut, shteti i Maqedonisë duhet të bëjë më tepër për të përshpejtuar investimet në infrastrukturës, në mënyrë që këto dy shtete të kenë një mundësi më të shpejtë të komunikimit.
Ndërkaq kryetarja e Odës Ekonomike të Maqedonisë, JelisavetaGeorgieva, tha se më këtë nënshkrim të dy odat janë duke e vazhduar dhe forcuar bashkëpunimin. “Një qëllim tjetër është alarmi i rrënjës së këmbimit tregtarë midis dy shteteve dhe rritja e bashkëpunimit ekonomik në këtë drejtim dhe përmirësimi i gjendjes…. Përfaqësuesit do të punojnë për identifikimit tëçështjeve apo sfidave të cilat do të paraqiten sipas sektorëve dhe në këtë mënyrë do të bëhet alarmimi i gjithë kjo për të përmirësuar këmbimin tregtarë midis dy shteteve duke pasur parasysh rënien e këmbimit tregtarë. Gjithashtu, është vërejtur reduktim i rënies së këmbimit të jashtëm tregtarë midis dy shteteve dhe mund të themi se brenda disa muajve rënia është vërejtur prej 306 milionë dollarë për 13. 7 për qind”. Në vitin eksporti 2014 eksporti është 151.7 milionë që është rënie nëse kalojmë me vitin e kaluar, është 15. 6 për qind “ tha Georgieva.
Ajo tha se rënie më të mëdha janë vërejtur në sektorin e produkteve produkte bujqësore, ku krahasuar me vitin 2013, në këtë sektorë ka rënie prej 8 për qind, në naftë ka rënie për 15.1 për qind, produkte nga hekur dhe çeliku 6.5 për qind dhe çimento për 5.2 për qind.
Ndërsa tha se do të bëjnë përpjekje të mëdha edhe për implementimin e marrëveshjes së CEFTA-s. “ Do të bëjmë përpjekje më të mëdha për implementimin e marrëveshjes së CEFTA-së si dhe largimi i të gjitha barrierave të cilat e pengojnë implementimi e kësaj marrëveshjeje. Në këtë mënyrë duke i ditur se janë të gjata procedurat doganore dhe procedurat tjera, odat ekonomike e kanë problemin kyç për të punuar në drejtim të trajnimit apo aftësimit të operatorëve ekonomikë”, tha ajo.
Ndër të tjera, kryetarët thanë se nuk ka arsye për vetëkënaqësi. Thanë se duhet të përkushtohen më tepër në punë, pasi që këto dy shtete kanë potencial dhe mundësi që me bashkëpunim ekonomik ta zgjerojmë me tepër dhe se këto dy shtete me potencialin që kanë mund të jenë akterët kyç edhe në vende të treta. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!