LAJMI I FUNDIT:

Shtrenjtimi i rrymës dëmton bizneset

Shtrenjtimi i rrymës dëmton bizneset

Rritja e çmimit të rrymës, përveç që do të prek ekonomitë familjare, do të jetë barrë e madhe edhe për prodhuesit në Kosovë.

Barlet Namoni menaxheri i kompanisë së prodhimeve ushqimore ASK, thotë se shtrenjtimi i rrymës do t’i dëmtojë prodhuesit. “Po, po do të na dëmtojë edhe në kohën edhe më të keqe kur nisin tarifat e dimrit që është dyfishi i asaj verores të faturës së rrymës, kështu që direkt prek në prodhim. Nëse pak mendojnë për këtë vend, sinqerisht duhet mirë me mendua edhe mos të lejojnë shtrenjtimin e rrymës sepse do të jetë sidomos për prodhues shumë problematike, po shtohet një barrë ngase edhe çdo prodhues rriten për 5 %”, tha ai.

Menaxheri i politikave në Odën Ekonomike Amerikane, Visar Hapqiu duke shpjeguar për sfidat që kanë prodhuesit në Kosovë, thotë se shtrenjtimi i sërishëm i rrymës, do t’i bëjë produktet vendore më pak konkurrente me ato të rajonit. “ Duke pasur parasysh edhe sfidat e shumta që kompanitë kanë coftë në aspekt të energjisë, por edhe si rrjedhojë e maxi-grosëve por, edhe në aspekte të tjera që lidhen me klimën e të bërit biznes. Një rritje e më tejme e çmimit të rrymës sigurisht që i bënë kompanitë tona prodhuese më pak të konkurrueshme me ato të rajonit” , tha ai.


Situata e tanishme do të ishte krejt ndryshe nëse institucionet e vendit nuk do të ishin vonuar në ndërtimin e kapaciteteve të reja për prodhim të energjisë, thotë Hapqiu. Por, nga praktika e deritanishme, shtrenjtimi i rrymës, do të rrisë edhe çmimin e lëndëve djegëse në këtë rast, naftës, drurëve e thëngjillit. Të paktën këtë frikë e ka edhe drejtuesi i shoqatës “Konsumatori” Selatin Kaçaniku

“Me siguri që do të ndikojë te emergjentet tjera të ngurta, pikë së pari tek çmimi i drurit për djegie dhe i thëngjillit. Natyrisht se edhe emergjentet tjera do të ndikohen dukshëm nga çmimi i ri i energjisë elektrike nëse mbetet po ky dhe nëse KEDS-i nuk tërhiqet meqë ne si shoqëri civile ia kemi bërë një kërkesë”, tha ai.

Paralajmërimet për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 4.57% po përcjelljen me kritika të ashpra nga qytetarët. Për këtë çështje, të premten, shoqëria civile do të organizojë protestë. /Telegrafi/