Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), e quan të domosdoshme rritjen e çmimit të energjisë për 5.18 për qind. Kësisoj i është përgjigjur shoqërisë civile, dhe konsumatorëve që janë ankuar për shtrenjtimin rrymës.
“Bordi i ZRRE-së ka analizuar çdo detaj të këtij shqyrtimi duke përfshirë edhe të gjitha pakënaqësitë e shprehura të konsumatorëve dhe ka arritur në përfundim se vendimi për ngritje të tarifave elektrike prej 5.18% është i domosdoshëm për një furnizim të mirëfilltë”, thuhet në përgjigjen e ZRRE-së.
Sipas këtij rregullatori të energjisë e vetmja rrugë për revokim apo ndryshim të Bordit të ZRRE-së, sipas kërkesës së paraqitur është apelimi tek gjykata kompetente. “Bordi i ZRRE-së, ju bënë thirrje të gjithë palëve të interesit dhe organizatave nënshkruese të kësaj kërkese, të ushtroni të drejtën tuaj dhe të veproni duke ndjekur rrugët ligjore/institucionale të Republikës së Kosovës të parapara me legjislacionin në fuqi nëse konsideroni se është bërë ndonjë shkelje ligjore e kompetencave të ZRRE-së gjatë marrjes së këtij Vendimi”, thuhet në përgjigjen e ZRRE-së.
Bordi i ZRRE-së ju njofton se të gjitha kundërshtimet e qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile rreth shqyrtimit të jashtëzakonshëm janë shqyrtuar me seriozitetin më të madh.
“Përkundër komenteve të paraqitura, legjislacioni në fuqi dhe rregullat e tregut energjetik e kanë pamundësuar Bordin e ZRRE-së të merr Vendime ndryshe nga ato të cilat janë marrë. Bordi i ZRRE-së thekson se bashkëndien me të gjithë qytetarët sa i përket ngritjes së tarifave të energjisë, si edhe ngjarjeve të tjera që i kanë paraprirë këtij vendimi, por duhet të kuptohet se mandati i Bordit të ZRRE-së si dhe obligimet janë të përcaktuara në bazë të ligjit për Rregullatorin e Energjisë dhe Ligjeve tjera në fuqi. Në rastin e këtij shqyrtimi të jashtëzakonshëm, Bordi i ZRRE-së sipas rregullave përkatëse të sektorit energjetik ka miratuar vetëm kosto minimale të arsyeshme që t’ju sigurojë konsumatorëve furnizim të mirëfilltë me energji elektrike me gjithë vështirësitë esektorit energjetik në Kosovë”, thuhet në komunikatën për media të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!