LAJMI I FUNDIT:

Kosova e BIE-a bashkëpunojnë për projekte rajonale

Kosova e BIE-a bashkëpunojnë për projekte rajonale

Në Kosovë po qëndron për vizitë misioni i Bankës Investive Evropiane (BIE) i udhëhequr nga Matteo Rivellini. Ministri Beqaj gjatë takimit me Rivellini shpalosi sektorët potencial për bashkëpunim me bankën më të madhe investive në Evropë.

Ministri theksoj rëndësinë e përfundimit të autostradës Prishtinë-Pejë dhe Linjën Hekurudhore 10 dhe po ashtu shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me BIE-në në projekte tjera me ndikim rajonal në sektorët e energjisë dhe transportit.

Misioni është duke vlerësuar investimet potenciale në sektorin publik, respektivisht Linjën 10 Hekurudhore dhe Magjistralen Prishtinë – Pejë. Delegacioni e ftoj Ministrin Beqaj në vizitë në selinë e BIE-së në Luksemburg.


Ministri Beqaj gjithashtu është takuar në një takim të ndarë, me një delegacion të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, të cilët i ka njoftuar me gjendjen makroekonomike dhe projektet potenciale. Theks i veçantë i është kushtuar sektorit të energjisë, si dhe angazhimit të mundshëm të BERZH-it në këtë sektor./Telegrafi/