LAJMI I FUNDIT:

Shoqata e operatorëve për fiskalizim demanton manipulimet e opinionit

Shoqata e operatorëve për fiskalizim demanton manipulimet e opinionit

Shoqata e Operatorëve të Licencuar për Pajisje Fiskale sqaron se deklarimet që bëhen tashmë një vit nga Shoqata e Naftëtarëve për çmime të larta të sistemeve fiskale dhe futjen e operatorit të ri në treg, nuk qëndrojnë dhe bëhen vetëm për blerje kohe në mënyrë që t’i shmangen fiskalizimit.

Në si Shoqatë duhet të njoftojmë opinionin se fiskalizimi i naftarëve ka nisur si proces I rregullt pas vendimit të organeve shtetërore dhe ne tashmë si kompani të licencuara kemi filluar bashkëpunimin me kompanitë më të mëdha të naftës. Janë gjithsej 31 biznese me gjithsej 126 stacione prej te cilave 67 janë të fiskalizuara ndërkaq tjerat janë në proces. Ndër këto biznese janë edhe kompanitë Hib Petrol, Al Petrol, Petrol Company, Fat Oil, Alfa Trade, Oil Kosova, Patroni, Fitorja, Menar Petrol, Lab Oil, Spahija Petrol, Rama Petrol etj.

Fiskalizimi ka pësuar ngecje në tre mujorin e parë të këtij viti, pasi kryetari I Shoqatës së Naftarëve Fadil Berjani ndërmori një fushatë të egër kundër fiskalizimit me akuza për monopol dhe çmime të larta, për çka ne kemi përgatitur padi ndaj tij për prishje të imazhit të kompanive të licencuara.


Gjithë ky manipulim i procesit dhe naftarëve në Kosovë ishte bërë nga ana e tij me qëllim të vetëm: promovimin personal dhe politik te kryetarit Berjani për deputet ku edhe pësoi fiasko. Ne konsiderojmë se ai e ka humbur kredibilitetin dhe autoritetin si kryetar i Shoqatës së Naftarëve, pasi shoqatat e bizneseve duhet të jetë jopolitike dhe të përfaqësojnë vetëm interesat e bizneseve.

Berjani nuk ka kredibilitet për të folur për procese ligjore ekonomike, sepse vetë marrjen e licencës për biznesin e tij të kontrollit teknik te automjeteve e ka fituar në mënyrë të dyshimtë, ne kohen kur partia pjese e së cilës u bë ai më vonë dhe kandidoi per deputet, udhehiqte me Ministrinë e Transportit.

Ai fillimisht bëri akuza për monopol, pastaj për çmime të arkave pastaj e quajti procesin si rifiskalizim si dhe në fund gjeti arsye futjen e operatorit të ri. Ne shtrojmë pyetjen: cila do të jetë arsyeja tjetër për të shtyrë procesin e fiskalizimit?

Opinioni është manipuluar tash një kohë të gjatë se fiskalizimi për pompa kushton 15 mije deri 20 mije euro. Kjo nuk është e vërtetë. Ne informojmë se  çmimi për një pikë të shitjes me dy dispenser kushton prej 5 mije e 600 euro, dhe me këto specifika janë më shumë se 80 për qind e pompave në Kosovë.

Siç e dimë gjithë edhe pas 7 muaj të thirrjes publike te ministrit te financave Besim Beqaj për hyrje te operatorit te ri asnjë kompani nuk ka hyre ne procedura te licencimit si operatore e as certifikim të ndonjë produkti. Shtrohet pyetja pse vetëm një kompani është interesuar vetëm për kushtet e licencimit dhe për disa muaj nuk ka reaguar asgjë ne këtë drejtim?

Ne si kompani të licencuara, e mirëpresim konkurrencën dhe nuk jemi kundër saj, mirëpo së fundi edhe Administrata Tatimore ka bërë me dije se një kompani ka kërkuar të dhëna mirëpo nuk ka ofruar më asnjë dokumentacion për licencim dhe nuk ka lëvizur më tej në proces të aplikimit. I kujtojmë se edhe nëse bëhet aplikimi procesi i certifikimit pastaj zgjat deri në një vit, periudhë kjo nëpër të cilën kemi kaluar edhe ne si kompani.

Asnjë kompani pa e kryer procedurën e licencimit dhe certifikimit nuk mund të dalë më çmime për arka fiskale.

Ftojmë institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës të mirren seriozisht me këtë çështje, pasi tashmë u bë një vit që ne jemi cak i sulmeve të ulëta dhe shantazheve të cilat nuk po e mundësojnë kryerjen e procesit të fiskalizimit. Ne kompanitë e licencuara kemi qenë korrekt karshi ligjeve që na obligojnë. Për licencimin si operatorë të pajisjeve fiskale, kompanitë kanë kaluar nëpër procedura specifike të licencimit. Secili operatorë në katër vitet e para ka depozituar nga 1 milion euro garancion bankare për cdo vit në mënyrë që të mbajë të drejtën e licencës, me komision vjetor në vlerë 60 mijë euro në vit për secilin operator.  Në vitin e fundit kjo shumë në bazë të një vendimi të autoriteteve është në 500 mijë euro në vit, me 30 mijë komision vjetor. Kosto shtesë është edhe procedura e certifikimit të pajisjeve e cila përfshinë pagesat në laboratorin për certifikim të pajisjeve fiskale dhe sistemeve fiskale, kosto e cila për gjithë operatorët ka arritur në rreth 100 mijë euro. Investime tjera përfshijnë parapagimet për paisje dhe zhvillime të softverëve për përshtatje me ligjin për fiskalizim. Pastaj krijimi I rrjeteve të dyqaneve shitëse në gjitha qendrat më të mëdha të Kosovës, përfshirë trajnimin e stafit si dhe investime tjera operative. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita

Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita

Auto Mita
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Emona Center
Hapet resorti më i ri në Golem,

Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet

Fafa Resort
Back to School në Cinestar me 31 gusht dhe 1 shtator me çmime të biletave 2,50€

Back to School në Cinestar me 31 gusht dhe 1 shtator me çmime të biletave 2,50€

Cinestar
A mjafton paga minimale për të përballuar çmimet e larta? Flasin qytetarët e njohës të ekonomisë

A mjafton paga minimale për të përballuar çmimet e larta? Flasin qytetarët e njohës të ekonomisë

Ekonomi
Kalo në kategori