Ambienti i të bërit biznes në Kosovë është i papërshtatshëm dhe sfidues, për shkak të infrastrukturës së dobët, mungesës së furnizimit me energji elektrike dhe korrupsionit. Kështu ka thënë shefi i Zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Anton Kobakov në emisionin “Ekonomia me Erëzën”, në Klan Kosova.
Qeveria e ardhshme, sipas tij, duhet të fokusohet në eliminimin e këtyre barrierave që po ia vështirësojnë jetën bizneseve. “Problemi i furnizimit me energji elektrike duhet të zgjidhet sa më shpejt. Prioritet i dytë është Infrastruktura, furnizimi me ujë, trajtimi i ujërave të zeza, ndërsa një prioritet tjetër tejet i rëndësishëm është implementimi i sundimit të ligjit dhe parandalimi i korrupsionit dhe nepotizmit”, tha Kobakov, transmeton Express.
Kosova sipas tij, qëndron me keq se vendet e rajonit në ambientin e të bërit biznes.
I pyetur nga autorja e emisionit Erëza Vela Berisha se si mund ta shohim ambientin e të bërit biznes në vitin 2018, ai ka thënë se në katër vitet e ardhshme Kosova duhet të punojë në përmirësimin e të bërit biznes që në vitin 2018 të arrijë një nivel më të lart të zhvillimit.
“Duke shtyrë përpara ekonominë e vendit, edhe pse do të jetë një gjë mjaftë sfiduese për t’u arritur”, ka thënë ai.
Për emisionin Ekonomia me Erëzën ai bëri të ditur së janë duke zhvilluar një iniciativë të veçantë edhe për gratë në biznes.
“Jemi duke diskutuar me një bankë në Kosovë, pasi që projekti do të zhvillohet përmes një banke vendore. Është një strukturë rajonale, dhe përfshinë përkrahjen përmes fondacioneve, pra ne do të japim fonde përmes financimeve afariste, të cilat do të përfshijnë angazhime në konsulencë, që do të ndihmojë gratë në zhvillimin e planeve të biznesit, përmirësimin e punës, përmirësimin e menaxhimit të financave dhe të tjera, kjo për të gjitha bizneset të udhëhequra nga gratë”, theksoi Kobakov.
Ndërsa sa i përket përkrahjes së BERZH-it në të ardhmen, shefi i BERZH-it për Kosovë, Anton Kobakov tha se aktualisht janë duke investuar nëpër kompani dhe projekte infrastrukturore. Tha se Kosova ka shumë mundësi të përfitoj nga BERZH , vetëm se Qeveria e ardhshme duhet ti definojë qartë prioritetet.
Ai gjatë intervistës deklaroi se investimet e BERZH-it deri me tani kanë qenë kryesisht në kompanitë që bëjnë përpunimin e ushqimit agrar që sipas tij janë paraqitur me kërkesa financiare. Fokusi i BERZH-it tha së është zhvillimi sektorit privat në tërësi. Mirëpo, nëse do të kishte kërkesa Kobakov premtoj investime edhe ne sektorin e prodhimit.
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim është prezent në Kosovë nga viti 1999. Kosova në atë kohë nuk ishte ende anëtare e BERZH-it dhe se investimet në Kosovë ishin pjesë e investimeve të përgjithshme të ndara për Ballkanin Perëndimor. BERZH u fokusua në sektorin private duke qenë se ky sektor është faktor kyç për zhvillimin ekonomik të vendit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!