Komuna e Mamushës ende nuk është konsultuar me publikun për ndarjen e buxhetit për vitin 2015, formë kjo e përcaktuar edhe në Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, por edhe Qarkoret buxhetore të Ministrisë së Financave. Kjo del në pah nga organizata që merret me monitorimin e komunave Ec Ma Ndryshe, e cila në kuadër të projektit të monitorimit të transparencës së ekzekutivit komunal të Mamushës, gjatë javëve të fundit ka përcjellë zbatimin e kërkesave ligjore të konsultimit me publikun gjatë procesit të hartimit të buxhetit.
E gjatë monitorimit, Ec Ma Ndryshe, ka parë se ekzekutivi lokal i Mamushës deri më tani nuk i ka përmbushur obligimet në procesin e hartimit të buxhetit për vitin 2015 dhe KAB-it 2015-2017. “Zyrtarët komunal kanë theksuar se vetëm KPF-ja do të mbaj një diskutim publik me qytetarë, me inicim të KDI-së, gjatë javës së ardhshme. Ndërkohë afati për miratim dhe dorëzim të buxhetit komunal në MF është jo më vonë se 30 shtatori”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.
Ligji për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, por edhe Qarkoret buxhetore të Ministrisë së Financave përcaktojnë format e konsultimit me publikun që duhet të zhvillohen gjatë procesit të hartimit dhe miratimit të buxhetit komunal. Ky konsultim me publikun ka për qëllim që të kontribuojë në ndarjen më të drejtë të burimeve të kufizuara financiare të komunës me hartimin e një buxheti komunal që pasqyron prioritetet e qytetarëve, si dhe përkushtimin e komunës ndaj parimeve të qeverisjes së mirë, sikurse që janë transparenca dhe llogaridhënia.
Siç udhëzojnë Qarkoret buxhetore të MF-së , gjatë hartimit të kornizës afatmesme buxhetore, Qeveria Komunale duhet të mbajë konsultime me qytetarët, duke përfshirë dëgjimet publike për të diskutuar prioritetet dhe strategjitë orientuese të buxhetit. Ndërsa para miratimit të Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB), Komiteti për Politika dhe Financa i KK-së duhet të mbajë mbledhje publike për të diskutuar prioritetet financiare dhe strategjitë.
Sipas udhëzimeve në qarkoret e MF-së dhe dispozitave të Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, pasi ekzekutivi të dorëzoj buxhetin e propozuar në Kuvendin e Komunës, ku afati i fundit ka qenë 1 shtatori, edhe Kuvendi i Komunës duhet të mbajë një apo disa dëgjime publike e të paralajmëruara me kohë për të siguruar pikëpamjet e qytetarëve për buxhetin, si dhe për të marrë parasysh dhe rishikuar ato sipas nevojës. Ndërkaq, organizata EC Ma Ndryshe, përkujton se transparenca në procesin e buxhetimit të një komune është jetike për vlerësimin e përgjithshëm të transparencës në një komunë.
Prandaj duke i marrë parasysh këto të gjetura, EC Ma Ndryshe rekomandon Komunën e Mamushës që: Të nisë zbatimin e menjëhershëm të të gjitha obligimeve ligjore për transparencë gjatë përgatitjes së buxhetit dhe KAB-it; Të përfshijë shoqërinë civile në organizimin e dëgjimeve dhe mbledhjeve publike për diskutimin e buxhetit; gjithashtu, EC Ma Ndryshe rekomandon Kuvendin Komunal të Mamushës që të mbajë një apo më shumë dëgjime publike për të siguruar pikëpamjet e qytetarëve për buxhetin komunal. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!