Shpëlarja parave vazhdon të mbetet një dukuri mjaft e pranishme në Kosovë, vlerësojnë njohës të çështjeve ekonomike në Prishtinë.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë raportuar dhe iniciuar pesë raste të shpëlarjes së parave.
Ndërsa, gjatë vitit 2013 mekanizmat e sigurisë kishin evidentuar gjashtë raste, katër prej të cilave ishin iniciuar nga policia kufitare dhe dy raste janë trajtuar nga Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit.
Ekspertët e ekonomisë thonë se pavarësisht ekzistimit të mekanizmave ligjorë për raportimin e çdo transaksioni bankar mbi 10 mijë euro, qoftë nga individë apo subjekte të ndryshme në bankat komerciale, në Kosovë ka shpëlarje parash.
Eksperti i çështjeve ekonomike, Milazim Abazi, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se sektori më i përshtatshëm në Kosovë për të bërë shpëlarjen e parasë është sektori i ndërtimit.
“Në një vend ku ekonomia informale është shumë e lartë, mbi 40 për qind; në një vend ku korrupsioni në të gjitha institucionet shtetërore është mjaft i pranishëm e kontrabanda po ashtu është në nivel të lartë, sigurisht që është krijuar një ambient i përshtatshëm për të bërë shpëlarjen e parave”, thotë Abazi.
Shpëlarja e parave ka të bëjë me përfitimin e pasurisë nga aktivitetet ilegale dhe përpjekjet që këto përfitime të vendosen në sistemet bankare, në mënyrë që të fshihet origjina e tyre, pasuri këto të cilave është e vështirë t’u gjendet origjina e krimit.
Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, thekson se Kosovën e ka përfshirë krimi i organizuar në ekonomi.
“Një prej këtyre është edhe shpëlarja e parave, ekonomia joformale, qarkullimi i paligjshëm i parasë në një vëllim brengosës. Ka raste të cilat ne po i shohim edhe nga raportimi që po bën Policia. Të gjitha këto raste tregojnë se kjo dukuri është mjaft brengosëse”, pohon Shatri.
Njësia e Inteligjencës Financiare, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Financave është institucionin qendror i pavarur kombëtar dhe është përgjegjës për kërkimin, marrjen, analizimin dhe shpërndarjen tek autoritetet kompetente dhe bërjen publike të informacionit në lidhje me shpëlarjen potenciale të parave.
Në një raport të vitit të kaluar të këtij mekanizimi ishte thënë se ka pasur raste kur kreditë bankare janë përdorur për justifikimin e prejardhjes.
Ky institucion, thuhet në raport, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për hetime të ndryshme penale duke ofruar raporte të inteligjencës për transaksione të dyshimta, përcjelljen e parasë së gatshme dhe në të njëjtën kohë duke siguruar informacione për rrezikun që ka vendi nga veprat penale të Shpëlarjes së Parasë dhe Financimit të Terrorizmit.
Sidoqoftë, eksperti i ekonomisë, Milazim Abazi, thotë se Kosova nuk ka arritur ta luftojë këtë dukuri.
“Kosova ka marrë mjaft asistencë teknike nga ndërkombëtarët, të cilët i kanë kaluar këto faza, por që në të vërtetë në vitet e fundit nuk është bërë gati asgjë në luftën ndaj korrupsionit, shpëlarjes së parasë apo dukurive tjera negative”, vlerëson Abazi.
Shpëlarja e parasë si dukuri, thekson ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, e ka dëmtuar mjaft vendin.
“Bizneset e mirëfillta që janë të rregullta, që punojnë në bazë të Ligjit, dëmtohen shumë. Po ashtu, dëmtohet buxheti dhe ecuritë ekonomike në përgjithësi”, thekson Shatri. /REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!