Banka Qendrore e Kosovës, ka publikuar Raportin e Stabilitetit Financiar. Në raport thuhet se rritja ekonomike për vitin 2014 pritet të përshpejtohet në krahasim me vitin paraprak. Faktor kryesor në përshpejtim të rritjes ekonomike për vitin 2014 pritet ë jetë komponenta e konsumit privat, ndërsa me efekt pozitiv pritet të jetë edhe konsumi publik. Sa i përket investimeve, efekti i tyre pritet të jetë neutral.
Përkundër performancës pozitive të investimeve private, rënia e investimeve publike pritet të eliminojë efektin e investimeve në rritje. Me ndikim negativ në rritje pritet të jetë deficitit tregtar në mallra dhe shërbime i cili gjatë vitit 2014 pritet të përkeqësohet. Parashikimet e BQK-së sugjerojnë se norma reale e rritjes së PBB-së për vitin 2014 do të jetë 3.7 për qind.
Ecuria e çmimeve gjatë vitit 2014 pritet të karakterizohet me stabilitet si rezultat i rritjes modeste të çmimeve. Parashikimet janë se norma e inflacionit për vitin 2014 do të jetë në rreth 1 për qind.
Ky nivel i inflacionit pritet të jetë si rezultat i trendit rënës në nivel global të çmimeve në produktet kryesore, sidomos atyre që Kosova importon më shumë si nafta dhe produktet ushqimore. Gjithashtu edhe zhvillimet e brendshme, si ulja e çmimit të disa kategorive të çmimeve të administruara (p.sh. edukimi) pritet të kontribuojë që inflacioni të jetë i moderuar.
Në anën tjetër, çmimet në sektorët e pa-tregtueshme mund të rriten si rezultat i rritjes së pagave në sektorin publik, ndërsa inflacioni mund të ndikohet edhe nga rritja e çmimeve të energjisë elektrike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanka Ekonomike akoma më afër qytetarëve, shtrin rrënjët në Mitrovicën e Veriut
Elfbar, zgjedhja e përkryer për dashamirët e shijes së Vape
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
DentFix vie me oferta speciale këtë Black Friday
Është koha të investoni në të ardhmen tuaj me Kompleksin Linda!
ZRRE merr vendim që për sezonin 2024/2025 konsumatorët do të paguajnë njëjtë për ngrohje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë