LAJMI I FUNDIT:

BQK ulë projeksionin për rritjen ekonomike në 3.5%

BQK ulë projeksionin për rritjen ekonomike në 3.5%

Ngërçi politik dhe vonesa e konstituimit të institucioneve do të kenë ndikim edhe në ekonominë e Kosovës. Parashikimi që ishte bërë në fillim të vitit 2014, për rritje ekonomike prej 4 për qind, nuk do të mund të arrihet.

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) e ka rishikuar këtë projeksion, duke e ulur në 3.5 për qind rritjen e pritshme ekonomike.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza, thotë se në ditët në vazhdim pritet të bëhet edhe një rishikim që lë të kuptohet për ulje të mundshme të rritjes ekonomike.

“Ne e kemi rishikuar, fillimisht projeksionet tona kanë qenë që rritja ekonomike të jetë ndër katër për qind, ndërsa tash në bazë të të dhënave të fundit kemi ardhur në 3.5 për qind dhe sigurisht që më vonë presim me dalë edhe me një rivlerësim të rritjes ekonomike, por aktualisht projeksionet tona janë në 3.5 për qind”, ka thënë guvernatori Hamza, raporton Koha Ditore. /Telegrafi/