Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se Bilanci i investimeve të huaja direkte (IHD) në Kosovë në tremujorin e dytë të vitit 2014 ka shënuar vlerë negative prej 3.6 milionë euro.
“Bilanci negativ i IHD-ve rezultoi më shumë si rezultat i tërheqjes së kapitalit në formë të superdividentës dhe kosovarizimit të ndërmarrjeve me pronësi të huaj, e jo për shkak të pakësimit të investimeve që kanë hyrë për një tremujor. Bilanci në investimet në letra me vlerë, pa përfshirë letrat me vlerë që bëjnë pjesë në kuadër të aseteve rezervë, gjatë këtij tremujori ka rënë në vlerën 3.1 milionë euro në tremujorin e dytë (81.7 ishte në periudhën e njëjtë të vitit paraprak). Në anën tjetër, pozicioni i rezervave ndërkombëtare në tremujorin e parë 2014 është zvogëluar për 21.7 milionë euro”, thuhet në raportin e BQK-së, statistikat për sektorin financiar dhe sektorin e jashtëm për tremujorin e dytë të vitit 2014.
Sipas këtij raportin Kosova vazhdon të regjistrojë bilanc pozitiv të pozicionit të investimeve ndërkombëtare (PIN) i cili në fund të tremujorit të dytë të vitit 2014 ishte 327.8 milionë euro (394.5 milionë ishte në fund të tremujorit të parë).
Asetet e jashtme kanë shënuar rënie për 46.6 milionë nga tremujori paraprak. Vlera e aseteve të jashtme më 30 qershor 2014 ishte 4.12 miliardë euro. Kontribuuesi kryesor i rënies së aseteve të jashtme ka qenë kategoria investimet tjera e cila ishte më e ulët për 50.1 milionë euro. “Detyrimet e jashtme kanë shënuar një ngritje prej 20.1 milionë euro dhe në fund të tremujorit të dytë të vitit 2014 dhe arritën vlerën 3.79 miliardë. Rritjes së detyrimeve të huaja më së shumti i ka kontribuar niveli i kredive tregtare”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanka Ekonomike akoma më afër qytetarëve, shtrin rrënjët në Mitrovicën e Veriut
Elfbar, zgjedhja e përkryer për dashamirët e shijes së Vape
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
DentFix vie me oferta speciale këtë Black Friday
Është koha të investoni në të ardhmen tuaj me Kompleksin Linda!
ZRRE merr vendim që për sezonin 2024/2025 konsumatorët do të paguajnë njëjtë për ngrohje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë