LAJMI I FUNDIT:

McDonalds me humbje të mëdha financiare

McDonalds me humbje të mëdha financiare

Rrjeti i ushqimeve të shpejta, McDonalds ka regjistruar humbje financiare për herë të parë pas më shumë se një dekade pasi klientët kanë humbur besimin në ushqimin e tij.

Dega e kompanisë në Japoni ka parashikuar një humbje neto prej 97 milionë eurove në vitin 2014 që paraqet humbjen e parë në 11 vjetët e fundit.

“Klientët kanë shprehur mosbesimin në kualitetin tonë të ushqimit, dhe unë marr përgjegjësinë për këtë”, ka thënë shefja e degës së McDonaldsit në Japoni, Sarah Casanova.


“Qëllimi ynë është të rikthejmë këtë biznes sa më shpejt që të mundemi”, shtoi ajo.

Siguria në ushqim të McDonaldsi pësoi rënie si pasojë e një skandali kur u gjet mish jashtë standardit. /Telegrafi/