LAJMI I FUNDIT:

Rritet eksporti i parasë nga Kosova

Rritet eksporti i parasë nga Kosova

Kosova eksporton para të gatshme më shumë se secili vend tjetër i Evropës. Krejt kjo për shkak se vazhdon të ketë nivel të lartë të importit në raport me eksportin. Si rezultat i mungesës së prodhimeve vendëse që mbulojnë nevojat për konsum, deficiti tregtar këtë vit ka shënuar rritje në krahasim me vitin paraprak.

Në tetë mujorin e parë të këtij viti deficiti tregtar është për afër 20 milionë euro më i lartë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), deficiti tregtar gjatë kësaj periudhe kohore ka qenë në vlerë prej 1 milionë e 412 mijë euro, përderisa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak ishte 1 milionë e 391 mijë euro. Gjatë kësaj periudhe Kosova ka importuar 1 milion e 620 mijë euro, përderisa ka eksportuar vetëm 208 milionë euro, shkruan Tribuna.


Njohësit e ekonomisë vlerësojnë se i gjithë ky bilanc vjen si pasojë e mos-aftësisë konkurruese të prodhuesve kosovarë. Ata thonë se Qeveria e Kosovës do të ishte dashur që të krijojë një listë të përparësive konkurruese që ka Kosova në raport me vendet tjera.

Profesori i ekonomisë, Nagip Skenderi, ka thënë për Tribuna se rritja e deficitit tregtar është si pasojë e konkurrencës së fortë nga jashtë. /Telegrafi/