LAJMI I FUNDIT:

Miratohet projektligji për buxhetin e vitit 2015

Miratohet projektligji për buxhetin e vitit 2015

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2015 i cili do të jetë 1 miliard e 576 milionë euro.

Sipas ministrit në detyrë të financave, Besim Beqaj, buxheti i vitit 2015 ka një rritje prej 8 për qind në krahasim me buxhetin e vitit 2014.

Beqaj tha se me këtë buxhet do të realizohen të gjitha parashikimet për rritjen e pagave, kompensimin e veteranëve, ish të burgosurve politik dhe parashikimet e investimet kapitale.


Kryeministri Hashim Thaçi tha se buxheti i vitit 2015 do të jetë më i lartë dhe do të sjell zhvillim ekonomik prej 4.1 për qind. /KP/