LAJMI I FUNDIT:

Kriza politike reflektohet në sistemin bankar

Kriza politike reflektohet në sistemin bankar

Kriza politike në vend ka filluar të reflektohet edhe në sistemin e bankave të vendit, ku këto të fundit kanë filluar t’i frikësohen lëkundjeve të mundshme, për shkak të problemeve në të cilat po kalon vendi.

Shoqata e Bankave dhe bankat konfirmojnë se ka pasur raste kur projekte të caktuara janë shtyrë në mungesë të mjeteve.

Petrit Balija, drejtor ekzekutiv në Shoqatën e Bankave të Kosovës, ka thënë për gazetën “Zëri”, se kriza politike dhe institucionale ka filluar të ndikojë negativisht te bizneset kosovare dhe shenjat e para kanë filluar të shfaqen.


Sipas tij, një numër i madh i bizneseve në Kosovë, që janë të varura nga punët, shërbimet dhe furnizimet që i kryejnë për sektorin publik, po kanë probleme të likuiditetit. “Kjo sigurisht që ndikon negativisht edhe në portfolion kreditor të bankave dhe mund të ndikojë në rënien e kërkesës për kredi, si dhe rritjen e kredive joperformuese”, ka thënë Balija. /Telegrafi/