Çmimi i energjisë elektrike gjatë procesit të ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re” – dhe pas saj – do të jetë dyfish apo edhe më i lartë se që është tani, kanë bërë të ditur Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm – KOSID, të cilin kundërshtojnë procesin e hapjes së tenderit të këtij termocentrali me vetëm një ofertues.
Sipas hulumtimeve të KOSID-it, të bëra për kompaninë që është i vetmi ofertues i këtij tenderi, del që çmimi i energjisë do jetë 80 euro për megavat, nga 32 euro që është tani.
Koordinatori i KOSID-it, Visar Azemi, tha se kjo gjë do ta sjellë Kosovën në një rast edhe më social se që është tani.
“Ngjashëm kem edhe deklaratën e drejtorit të Bankës Botërore i cili thotë se çmimi i energjisë, pas ndërtimit të termocentralit ‘Kosova e Re’, do të shkojë në 80 euro për megavat, ngjashëm me çmimin të cilin kompania e ka në Bullgari. Kur çmimi të rritet si pasojë e këtij investimit të madh, do të shohim se pakënaqësitë sociale do të rriten në të njëjtën kohë”, tha Azemi.
Agron Demi, nga instituti GAP, ka thënë se kundërshton hapjen dhe dhënien e tenderit për “Kosova e Re” me vetëm një ofertues, sidomos kur nuk dihet sa do të jetë shuma e investimit apo edhe numri i të punësuarve. Për të ende më shqetësuese është fakti që ish kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook e ka dhënë mendimin e tij për këtë tender ende pa e bërë komiteti drejtues i projektit.
“Do të duhet t’ju tregojmë qytetarëve se investimet në ‘Kosovën e Re’ nuk do të jenë as miliardëshe dhe as nuk do të ketë mijëra vende të punësuarve. Madje, do të ketë largim të punëtorëve të punës, për shkak se një aktivitet i tillë nuk do të ketë më shumë se dhjetëra të punësuar për shkak të teknologjisë së përparuar. Pra, shqetësuese është që ish kryeministri menjëherë është ngutur dhe ka dhënë verdiktin e tij”, tha Demi.
Sipas tyre, ky projekt që nga fillim është përcjellë me procedura jotransparente dhe se janë shpenzuar shuma të pajustifikuara parash për asistencë teknike.
Termocentrali “Kosova e Re” është një projekt i cili ka filluar tetë vite më parë dhe është përcjell deri më tani nga katër ministra. Ky projekt ka pësuar ndryshime vit pas viti, duke u bërë ndarja e termocentralit “Kosova B” nga pakoja tenderuese e projektit “Kosova e Re”. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kurti takon në Davos ekonomistin nga Universiteti i Harvardit, ekonomia jonë u zgjerua dhe niveli i papunësisë u zvogëlua
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Trump njoftoi tarifat e BE-së dhe Kinës - kështu kanë reaguar bursat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!