LAJMI I FUNDIT:

Mustafa nuk e sqaron prapë nëse do të ketë rritje pagash

Mustafa nuk e sqaron prapë nëse do të ketë rritje pagash

Mustafa ka treguar se të hyrat e përgjithshme buxhetore për vitin 2015 janë planifikuar të jenë në nivel prej 1 miliard e 576 milionë euro, që është një rritje prej rreth 8.1 për qind krahasuar me vitin 2014.

“Në vitin 2015, me vlerësimet e tanishme, ne presim që ekonomia e vendit të ketë një normë vjetore të rritjes prej mbi 4 për qind. Në këndvështrimin afatmesëm kjo normë e rritjes pritet të jetë edhe më e lartë, si rezultat i reformave substanciale që Qeveria planifikon të ndërmarrë gjatë vitit 2015”, tha Mustafa.

Sipas tij, sektori privat do të presë që Qeveria e Republikës së Kosovës, të krijojë ambientin e nevojshëm për bizneset. “Ne jemi shumë të përkushtuar që të zhvillojmë një partneritet dhe bashkëveprim me sektorin privat dhe që të gjitha veprimet dhe reformat tona t’i orientojmë drejt plotësimit të gjitha parakushteve për rritjen e sektorit privat për vitin e ardhshëm. Si rrjedhojë investimet private pritet që gjatë viteve të ardhshme të rriten me një normë mesatare prej 8.6 për qind, dhe rrjedhimisht pjesëmarrja e këtyre investimeve në bruto produktin vendor pritet që do të rritet”, ka thënë kryeministri Isa Mustafa.


Rritja e investimeve, sipas tij, është e lidhur me kapacitetin e vendit për të eksportuar. “Gjatë viteve të kaluara ka pasur një rritje modeste të eksporteve, por duke marrë parasysh se baza e eksporteve është mjaftë e ulët, ne synojmë që në vitet në vijim eksportet t’i rrisim edhe më shumë. Ngjashëm me eksportet e mallrave ne presim që edhe tregu i shërbimeve të zgjerohet dhe ta zgjeroj aktivitetin e tij, dhe kështu ky treg të ndikoj në rritjen e eksporteve të shërbimeve në tregjet e jashtme, edhe në tregun evropian dhe tregun botëror”, theksoi Mustafa.

Për rritjen e pagave në buxhet, Mustafa tha se është përfshirë rritja nga ky vit, kurse rritjet e tjera të mundshme do të shqyrtohen gjatë vitit në harmoni me mundësitë buxhetore. “Niveli i përgjithshëm i të dalave buxhetore për vitin 2015 është planifikuar të jetë në vlerë prej 1 miliardë e 682 milionw euro, që paraqet një rritje prej rreth 6 për qind krahasuar me nivelin e përgjithshëm të shpenzimeve të planifikuara për vitin 2014” u shpreh ai.

Mustafa ka bërë të ditur se gjatë vitit 2015 do të fillojnë implementimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore, dhe Kosova do të ketë skemat e sigurimeve shëndetësore për qytetarët e saj.

Kurse Ministri i Financave Avdullah Hoti ka folur në detaje për buxhetin e vitit 2015. Ai tha se nuk kanë pasur kohë për të ndërhyrë në buxhet. Sipas tij, edhe vazhdimësia e projekteve kapitale nuk u ka mundësuar që të ndërhyjnë në buxhet.
IMG_2336_resized

Investimet private pritet të rriten me një normë mesatare vjetore prej rreth 8.6 për qind. Pjesëmarrja e tyre në Bruto Produktin Vendor të rritet nga 19 për qind në vitin 2014, në 21 për qind në vitin 2017.

Ministri Hoti thotë se rritje do të ketë edhe tek eksportet. “Eksportet në vitin 2015 pritet të rriten me 7 për qind, ndërkaq importet pritet të rriten me një normë më të ulët prej 5 për qind. Kjo diferencë pritet që sadopak ta përmirësojë bilancin negativ tregtar shumë të lartë. Konsumi agregat për vitin 2015 pritet të ketë një rritje mesatare prej rreth 4 për qind, duke kontribuar kështu në kërkesën agregate në vend”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, dërgesat nga diaspora, vazhdojnë të jenë një financues i rëndësishëm i konsumit dhe investimeve. Pritjet janë që edhe në vitet në vijim, niveli i këtyre dërgesave të jetë stabil dhe të përcjellë trendët e rritjes së deritanishme. “Për vitin 2015, të hyrat e përgjithshme buxhetore planifikohen të jenë në nivel prej 1.576 miliard euro, që është një rritje prej 8.1 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Të hyrat nga tatimet e brendshme pritet të rriten me 17 për qind. Një rritje e tillë pritet të vije nga rritja e kapaciteteve të Administratës Tatimore për të zvogëluar ekonominë joformale. Rritjes së të hyrave vendore do t’i kontribuoj edhe rritja e projektuar e konsumit dhe investimeve. Këto projeksione të të hyrave për vitin 2015 përfshijnë edhe disa të hyrat e njëhershme. Ndërkaq, të hyrat doganore do të rriten me 3 për qind. Rritje planifikohet të ketë edhe tek të hyrat e tjera buxhetore, duke përfshirë të hyrat jo-tatimore prej 2.1 për qind, dhe të hyrat vetanake të komunave prej 10 për qind. Ndërsa, është planifikuar një rënie në të hyrat vetanake të nivelit qendror që reflekton kryesisht uljen e pagesës së studimeve për studentë në universitete publike”, ka treguar Hoti.

Shpenzimet e përgjithshme, sipas tij, do të jenë 1.682 miliardë euro, që paraqet një rritje prej rreth 6 për qind krahasuar me vitin 2014. “Buxheti për paga ka rritje nga 483.1 milionë euro në vitin 2014 në 549.1 milionë euro në vitin 2015, që reflekton koston shtesë për tërë vitin të rritjes së pagave prej 25 për qind që ka ndodhur në prill të këtij viti. Këtu përfshihet edhe një shumë prej 10 milion euro për sigurimin shëndetësor. Është planifikuar zvogëlim në kategorinë e Mallrave dhe Shërbimeve dhe komunalive për 15 për qind (nga 252 milionë euro në vitin 2014, në 218 milionë euro në vitin 2015). Kjo bëhet me qëllim të racionalizimit të shpenzimeve operative, por që në asnjë rast nuk prek funksionalitetin e agjencive buxhetore, posaçërisht mirëmbajtjen e projekteve investive në infrastrukturën rrugore, arsimore, shëndetësore dhe objektet e administratës publike”, ka theksuar ministri i Financave Avdullah Hoti.

Ndërkaq, Safete Hadergjonaj nga PDK-ja, ka thënë se kanë shqyrtuar buxhetin dhe kanë ardhur në përfundim se në buxhet i është kushtuar qëndrueshmërisë fiskale. Ajo tha se do të përkrahin në parim projekt buxhetin e vitit 2015, pasi që janë bërë planifikime të mira. Hadergjonaj tha se në buxhet është rritur shuma e mjeteve për bujqësi e shëndetësi ku do të mundësohet edhe aplikimi i sigurimeve shëndetësore.

Nga LDK-ja ka folur Naser Osmani, i cili tha se projekt buxheti parasheh rritje ekonomike rreth 4.1 për qind që pritet të mbështet nga rritja e konsumit dhe rritja e dërgesave nga diaspora. Ai tha se do të ketë lehtësira për sektorin privat, që do të ndikojë edhe në rritjen e investimeve të këtij sektori për 20 për qind.

Besnik Bislimi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se ky dokument është përgatitur me nguti dhe pa seriozitet. Sipas tij, Qeveria e ka marrë me lehtësi buxhetin sikurse ai të ishte shumëfishë më i madh. “Parashikimet sa i përket rritjes së ekonomisë për vitin 2015 janë thellësisht të pabazuara”, theksoi Bislimi.

Ai tha se Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes nuk e përkrah ketë buxhet.

Donikaj Kadaj – Bujupi nga Grupi Parlamentar i AAK-së tha se projektbuxheti i ri ka ardhur pa një raport paraprak se si janë shpenzuar parat gjatë dy viteve të kaluar. Ajo ka theksuar se Qeveria nuk ka paraparë luftimin e evazionit fiskle dhe rritje të të hyrave.

Kadaj – Bujup ka thënë se me ketë projektbuxhet nuk do të ketë ndryshim por do të ketë vetëm prapa kthim.

Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës sipas saj, nuk do ta përkrahin projektbuxhetin.

Kurse Jakup Krasniqi nga NISMA ka thënë se miratimi i buxhetit me nguti, ka bërë që të mos shfrytëzohet mirë paraja publike. “Buxheti i 2015 është orientuar në mbulimin e shpenzimeve të domosdoshme dhe të luksit për institucionet dhe agjencionet shtetërore”, theksoi Krasniqi.

Orientimi i këtij buxheti nuk premton që të përkrah zhvillimin ekonomik. Ai ka thënë se në bujqësi janë ndarë vetëm 3 për qind e buxhetit e që sipas Krasniqit do të duhej të ishte në masën e 5 për qind të buxhetit të përgjithshëm. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Ekonomi
Pensionet rriten me 20 për qind nga tetori, Murati: 100 milionë euro shtesë për 304 mijë përfitues

Pensionet rriten me 20 për qind nga tetori, Murati: 100 milionë euro shtesë për 304 mijë përfitues

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi

"Nga kufizimi te kontrolli shtuar", Kurti jep detaje për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj produkteve serbe

Ekonomi
Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

CIAR Medical Clinic
Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Prishtina Ticket
Kalo në kategori