Zgjerimi i rrjetit të koogjenerimit në kryeqytet, i cili është paraparë të fillojë këtë vit, do varet nga mjetet që do të sigurojë ngrohtorja e qytetit “Termokos”. Kjo pasi që zgjerimi masiv i rrjetit në lagje të reja ka një kosto të lartë. Faza e tretë e zgjerimit të rrjetit t ë koogjenerimit pritet të fillojë në lagjet “Mati 1”, “Kalabria” dhe “Arbëria”.
Ndërkaq “Termokos” ka në plan që të sigurojë mjete për këtë fazë, nga kredi të buta apo grante dhe donacione, si dhe mjete vetjake. E, derisa të mos sigurohen këto mjete, nuk do të fillojë as zgjerimi i rrjetit.
Realizimi i projektit të koogjenerimit ka rritur dukshëm kapacitetet e energjisë termike, mirëpo për planifikimin e sipërfaqeve të reja ngrohëse janë duke u bërë përllogaritjet. “Zgjerimi i rrjetit është një proces gradual, që ka zhvilluar ‘Termokosi’ duke futur në rrjetin e ngrohjes ato objekte të reja që janë në afërsi të rrjetit të ngrohjes, përfshirja e të cilave nuk ka një kosto të lartë dhe është e përballueshme për ne. Do të vazhdojmë me zgjerimin e rrjetit në lagjet e reja të kryeqytetit, siç janë: ‘Kalabria’, ‘Mati 1’ dhe ‘Arbëria’”, ka theksuar ajo, shkruan Koha Ditore.
Ndërkaq, sipas zyrtarëve të “Termokosit”, ngrohtorja e qytetit aktualisht ofron ngrohje për rreth 12 mijë e 500 konsumatorë, prej të cilëve rreth 11 mijë e 500 janë subjekte banesore, ndërkaq rreth 1 mijë janë subjekte afariste.
Në anën tjetër, në Komunën e Prishtinës patën thënë se nga ngrohtorja e qytetit ngrohen rreth 60 mijë banorë.
Ndërkaq, as “Termokosi”, e as Komuna e Prishtinës nuk e kanë bërë të ditur shumën e saktë që do të nevojitet për përfundimin e fazës së tretë të koogjenerimit, mirëpo në Komunë kanë bërë të ditur se është ndarë një shumë për të ndihmuar ngrohtoren.
Për këtë projekt, që përfshin 3 faza, janë ndarë gjithsej 30 milionë euro.
Prishtinasit, që nuk janë të lidhur me ngrohtoren e qytetit, po kërkojnë nga “Termokosi” dhe Komuna që një gjë të tillë ta bëjnë sa më shpejt. “Pse të kenë vetëm disa lagje ngrohje”, është shprehur një qytetar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti: Brenda katër viteve krijuam 87 mijë vende pune më shumë, shënuan rritje ekonomike dhe të buxhetit
Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Kurti: Brenda katër viteve krijuam 87 mijë vende pune më shumë, shënuan rritje ekonomike dhe të buxhetit
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore