Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ramiz Kelmendi, ka vazhduar me sugjerimet e tij, mbi ndryshimet legjislative, të cilat do të funksionalizonin dhe avanconin financimin e bizneseve të reja dhe atyre ekzistuese.
Adresë e sugjerimeve e Ramiz Kelmendit, kësaj radhe, janë Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës.
Në vazhdim ua sjellim analizën e tërësishme të Kelmendit, si metodë e lehtësirave për bizneset e reja dhe ekzistuese, në këtë periudhë, kur sipas tij, “kriza në biznese po hetohet, e në anën tjetër institucionet bankare – financiare posedojnë mjete të bollshme në dispozicion për kredi”.
“Institucionet financiare tani kanë mjete (të mjaftueshme dhe të lira) për investim në tregun afarist të Kosovës (mendohet se janë deri në 600 milionë euro suficit), por ka mungesë të ideve, projekteve të reja si dhe legjislacioni aktual, nuk po garanton se investimet në treg mund të jenë të sigurta për kthim”, ka thënë ai.
Kelmendi ka theksuar se institucionet financiare po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës të analizojë gjyqësorin, dhe të krijojë sipas tij, hapësirë për krijimin e një departamenti që merret ekskluzivisht me çështje ekonomike, në mënyrë që këto kontekste të krijuara të zgjidhen me një afat kohor të caktuar: pra që çdo lëndë ndërmjet kredimarrësit dhe kredidhënësit të zgjidhjet brenda tre apo gjashtë muajve.
“Në rastet e tanishme është e papërcaktuar dhe shpeshherë kalojnë vite të tëra, dhe lëndët e këtij karakteri mbesin të pazgjidhura”, ka theksuar Kelmendi, i cili ka shtuar se “duke vepruar në zgjidhjen e kontesteve me afat të caktuar, shtohet përgjegjësia e marrjes dhe shfrytëzimit adekuat (sipas projektpropozimit dhe kthimit të sigurt) i kredisë”.
“Si kompensim nga kjo, sigurimi i zgjedhjes së kontesteve në Kosovë, meqenëse kemi suficit dhe konkurrencë të denjë të bankave, edhe kamata do zbriste nën 10 për qind, me çka kamata minimale mund të ishte rreth 5.5 për qind. Kësaj vlere të kamatës do i shkonte përshtati edhe kamata e bankës evropiane, që është nën 0.3 për qind për të ndikuar në zhvillimin ekonomik të BE-së. Një zgjidhje ligjore e tillë mundëson zbritjen e kamatave, zvogëlimin e borxheve të këqija dhe zvogëlimin e pjesëmarrjes së hipotekës me indeks më të vogël, se ç’është aktualisht”, ka thënë Kelmendi.
Ai ka theksuar se Kosova ka një ekonomi në zhvillim të gjerë, që nuk është në rastet e shteteve të tjera të cilët kanë pasur konflikte të armatosura, duke shtuar se “këtu është një dallim sepse kemi pasur mbi 20 vite të pengimit të vazhdimësisë ekonomike, por edhe të vazhdimësisë profesionale të resurseve humane”.
“Prandaj metodat e financimit që po aplikohen nuk mund të zhvillojnë ekonomitë prodhuese, e në veçanti ekonomitë e reja të nxitura nga të rinjtë e Kosovës. Këto metoda të financimit do të mundësonin zhvillim te ngadaltë të prodhuesve ekzistues dhe veprimtarive tregtare e shërbyese, sepse këto veprimtari vijnë më shpejtë tek paraja kesh, dhe ciklusi i qarkullimit të investimit do të ishte më i shpejtë, përderisa tek veprimtaritë prodhuese ky ciklus do të zgjaste dhe duhet të ishte komplet. Nga kjo del se metodat e financimit duhet të pësojnë ndryshime dhe të njëjtat i janë shpjeguar edhe më herët në deklarimet e mia në media”, ka thënë Kelmendi.
Sipas tij, ata e kanë të njohur se është e domosdoshme që bizneset, për të ngritur një kredi u nevojiten hipoteka të mjaftueshme, që në shumicën e rasteve është mbi 1.5 herë më e lartë se kredia e kërkuar, “Meqenëse Kosova ka dalur nga lufta, pas një kohë të stagnimit ekonomik, pastaj qytetarët e Kosovës nuk kanë poseduar pronësi mbi shumicën e pronave (meqë ato ishin prona shoqërore). Nga këtu del konstatimi se për të ngritur kredi nevojitet që pasuria e prindit të hipotekohet, gjë që për një afarist të ri është problem. Në këto raste, Qeveria duhet të krijojë një buxhet për mbështetjen e këtyre bizneseve prodhuese me letër hipotekuese për bankat”, ka thënë shton Kelmendi.
Sipas tij, këto metoda të mbështetjes për ngritje të kredisë dhe metoda e financimit të plotësuar me legjislacion do ta mundësonin ndryshimin e klimës ekonomike dhe investuese, veçanërisht punësimin më të hovshëm në Republikën e Kosovës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvlerësohet kriptovaluta Trump
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Sogojeva: Në vitin 2025 të ulet TVSH dhe të rregullohet çështja e kuponave fiskal
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Tregtia e lirë me EFTA-n, shifra të vogla e pritje të mëdha
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë