Shërbimi i 3G dhe 4G në Kosovë nuk mund të ofrohet si shërbim cilësor nga asnjë operator mobil. Këtë e ka bërë të ditur zyrtarisht në bordin e Autoritetit Rregullativ të Telekomunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).
Kryetari i bordit të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Ekrem Hoxha tha për KosovaPress se operatorët mobil që operojnë në Kosovë, kanë leje për shërbimin e gjeneratës së re 3 dhe 4G, mirëpo brezi frekuencor aktual nuk ju lë mundësi që të kenë shërbimin e dëshirueshëm.
“Për me sqaruar për opinionin e gjerë operatorët e licencuar që janë PTK-ja njësia Vala dhe IPKO kanë leje për ofrimin e shërbimeve 3G dhe 4G, por Autoriteti ende zyrtarisht nuk i ka dhënë në shfrytëzim”, thotë Hoxha.
Ai ka dhënë edhe arsyen se çka nënkupton kjo. “Nga data 12 mars ka filluar procesi, është hapur rruga për me dhënë resurse shtesë frekuencore. Kjo sepse qytetari duhet t’i gëzoj këto shërbime sa më shpejtë që është e mundur, por operatorët me kushtet aktuale të licencave nuk kanë kushte të vendosura dhe kritere për shpejtësinë minimale të internetit që duhet ta ofrojnë aktualisht. Mbulueshmërinë në nivel vendi të dy operatorët e kanë arritur me pajisje shpejtësie të internetit, por kjo nuk është ajo që e pret konsumatori, megjithatë edhe kjo shumë shpejtë do të realizohet”, ka thënë Hoxha.
Sipas tij, reklamat nga operatorët mobil nuk mund të cilësohen mashtrim. “Nuk mund të deklarohemi se është mashtrim për arsye se shërbimi vetëm se ekziston, shërbimi ofrohet në nivel vendi dhe informatat publike se ku ka qasje për këto shërbime mund të gjendet tek informatorët, tek faqet zyrtare të operatorëve. Rregullatori me njësitë e saja profesionale, që bëjnë monitorimin, ka të evidentuar mbulueshmërinë në nivel vendi tek të dy operatorët, por për të ofruar një shpejtësi më të dëshirueshme dhe më të mirë duhet të vendosen resurse shtesë frekuencore dhe kjo rrugë, është e hapur tash”, ka thënë Hoxha.
Nga ana tjetër, Menduh Abazi, zëdhënës i Postës dhe Telekomit të Kosovës, ka thënë për KosovaPress se operatori Vala, ka lansuar produktet dhe shërbimet në teknologjinë 3G dhe ka bërë shtrirjen e kësaj infrastrukture teknologjike në pothuaj se 80 për qind të gjithë territorit të Kosovës. Ndërsa shërbimet e 4G nuk mund të ofrohen aktualisht.
“Shërbimet 4G janë testuar dhe janë të gatshme për lansim komercial, por në mungesë të brezit frekuencor, operatori Vala ka vendosur që këtë lansim ta bëjë pasi të merret brezi i nevojshëm (domosdoshëm) frekunecor,i kërkuar tani e 16 muaj më parë. Të vetëdijshëm se kualiteti i shërbimeve 4G varet direkt nga gjerësia e brezit frekunecor, PTK/Vala para 16 muajsh ka aplikuar për brez shtesë frekuencor dhe fatkeqësisht sot e kësaj dite ende nuk ka marrë një përgjigjej pozitive”, është përgjigjur Abazi përmes postës elektronike.
Ai thotë se Vala nuk është duke bërë reklama për 4G. “PTK/VALA nuk ka bërë ende asnjë reklamë apo promocion, marketing, se kemi nisur me 4G. Kjo për shkak të mungesës së brezit të nevojshëm frekuencor që do të na mundësonte që këtë shërbim ta ofrojmë me kualitetin më të mirë të mundshëm. Fokusi ynë aktual ka të bëjë me shtrirjen e rrjetit 3G/4G në tërë territorin e vendit”, ka thënë Abazi.
Kurse, Alban Kastrati, zëshënsi i IPKOK-s tregon se ky operator ofron shërbimet 3G dhe 4G në brezin 900 dhe 1800 MGHz. Sipas tij, ky është kapacitet i limituar për ta ofruar mundësin e plotë që ofron teknologjia.
“IPKO zyrtarisht ka aplikuar për brezin e ri frekuencor në ARKEP dhe aplikacioni jonë është cilësuar si i rregullt. Ne tani jemi në pritje të marrjes së brezit të ri frekuencor, po sa të kryhen të gjitha procedurat ligjore nga rregullatori. Pasi t’i kemi ato, do të operojmë me rrjetin tonë 3G dhe 4G me kapacitetin e plotë. Aktualisht kemi rrjetin 3G të shtrirë në 50 për qind në nivel të vendit”, ka thënë Kastrati./Kosovapress/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvlerësohet kriptovaluta Trump
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Sogojeva: Në vitin 2025 të ulet TVSH dhe të rregullohet çështja e kuponave fiskal
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Tregtia e lirë me EFTA-n, shifra të vogla e pritje të mëdha
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë