Sipas ambasadorit italian në Kosovë, Andreas Ferrarese, Qeveria e re kosovare ka filluar të punojë në ndryshimin pozitiv të vendit. Sipas tij, korrupsioni nuk është e vetmja e keqe e kosovarëve në pengimin e investimeve të huaja dhe zhvillimit të brendshëm ekonomik. “Ekonomia ka mundur të zhvillohet edhe me ka korrupsion. Kjo nuk është e keqja e vetme e këtij vendi”, tha ambasadori italian.
Biznesmenët e shumtë të vendeve evropiane nuk e njohin Kosovën si një destinacion për zhvillimin e biznesit të tyre. Ndaj, Ferrarese, në një ligjëratë në Unversum, ndër të tjera tha se kosovarët nuk kanë bërë sa duhet në promovimin e vendit të tyre tek investitorët e huaj.
Ai u fokusua në temat që qojnë drejt zhvillimit ekonomik të vendit.
“Fatkeqësisht, komuniteti i biznesit italian nuk e njeh Kosovën si vend për të bërë biznes. Andaj, që nga fillimi fokusi im ka qenë në rritjen e bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Itali.”, tha ambasadori italian.
Sipas tij, Kosova nuk e ka bërë prezantimin e duhur para biznesit italian për ofertën që ka për investitorët e huaj.
“Ju duhet të fokusoheni në bujqësi, industri të lehtë ushqimore, përpunim të metaleve dhe shërbime. Duhet të fokusoheni në një ekonomi të qëndrueshëm, duke u bazuar në zhvillimin e sektorit privat”, tha ambasadori Ferrarese.
Ambasadori iu përgjigj një sërë pyetjesh të shtruara nga studentët e pranishëm lidhur me migrimin e kosovarëve drejt vendeve të BE-së.
“Nëse ju dëshironi ta lëshoni vendin tuaj nuk mund të ju ndal askush, nuk ju nevojitet as liberalizimi i vizave. Por ju duhet të qëndroni këtu dhe t’i ndihmoni vendit tuaj të zhvillohet. E ardhmja e Kosovës është në duar e të rinjve.
Ai tha se kosovarë kanë një perspektiv të ndritur në vendin e tyre, por që duhet të punojnë shumë më shumë.
“Secili vend evropian, edhe Italia, do të kishte përfitim nga emigrantët kosovarët sepse janë të rinj, të mençur, të shkathtë në punë, integrohen shpejt. Por kjo nuk është zgjidhja. Nuk duhet lënë që truri i Kosovës të ik nga këtu. E ardhmja është në duart e të rinjve. Kosova do te humb shume nga migrimi dhe largimi i trurit”, tha ambasadori.
Sipas tij edhe në rast të liberalizimit të vizave, kosovarët nuk do të mund të shfrytëzojnë për të braktisur vendin e për të jetuar në BE.
“Kosova ka ecur mirë drejt liberalizimit të vizave. Aspektet teknike tani janë më të rëndësishme për tu plotësuar se ato politike në procesin e liberalizimit të vizave”, theksoi ai.
Ai porositi kosovarët që të orientohen më shumë në prodhim.
“Në rast se ju do të hynit sot në BE, do të humbnit 60 për qind të buxhetit, pasi këto mjete hyjnë nga Doganat. Andaj ju duhet të përqendroheni në prodhim”, tha ai.
Sipas tij, jo gjithmonë kosovarët duhet fokusuar vetëm në treg të lirë. “Shteti duhet të intervenoj më shpesh për të mbrojtur prodhuesin vendor”, porositi italiani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvlerësohet kriptovaluta Trump
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Sogojeva: Në vitin 2025 të ulet TVSH dhe të rregullohet çështja e kuponave fiskal
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Tregtia e lirë me EFTA-n, shifra të vogla e pritje të mëdha
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë