LAJMI I FUNDIT:

BERZH-i i interesuar të investojë në PTK

BERZH-i i interesuar të investojë në PTK

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), e cila njihet për praktikën e saj që përmes investimeve të hyjë në aksione dhe më pas të gllabërojë kompaninë, i ka vënë syrin kompanisë PTK.

Sipas një shkrimi në Koha Ditore, BERZH fillimisht do të investonte, ndërsa më pas do të merrte aksione në këmbim të këtyre aksioneve. Ideja është hedhur me arsyetimin se investimet do te kryesoheshin për të modernizuar PTK-ne.

Por PTK-ja veç ka përfunduar fazën e investimeve, duke investuar mbi 40 milionë euro në sistemin 3G dhe 4G.


Projekti pritet të përfundojë gjatë këtij muaji dhe pritet të kthejë kompaninë në rrugën e normalitetit, pas dy vitesh bllokadë si rrjedhojë e procesit të privatizimit. PTK gjithashtu ka teknologjinë më të mirë ne regjion pas investimeve qindra milionësh prej disa vitesh. /Telegrafi/