Kompania Bodrumi i Vjetër ka mbajtur një konferencë për media me rastin e promovimit të investimeve të kësaj kompanie, të përkrahura nga Komisioni Evropian dhe Ministria e Bujqësisë. Bodrumi i Vjetër si pjesë e kompanisë Haxhijaha, është tregim suksesi i një privatizimi me spin-off të thjesht të ndodhur në vitin 2006.
Drejtori i kompanisë Halim Haxhijaha tregoi për sfidat e njëpasnjëshme që nga renovimi i objekteve e deri te faza e prodhimit, gjë që nuk do të ishte e mundshme pa përkushtimin e familjes, stafit të kompanisë dhe ndihmës së Ministrisë së Bujqësisë dhe Komisionit Evropian.
“Punën tonë po e dëshmojnë nga dita në ditë dëshmitë dhe certifikatat mbi kualitetin e produkteve nga institucionet ndërkombëtare si: Panairit ndërkombëtar ‘PROWEIN’ Dusseldorf. Organizata për certifikimin dhe vlerësimin e produkteve nga Londra CWSA dhe WSA 2014. Gjithashtu jemi shpallur Vera më e mirë vendore nga Superbrand në Kosovë. Falë kualitetit dhe organizimit të mirë ne kemi arrit të eksportojmë në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci, Serbi, Holandë, Belgjikë, Çeki, Nigeri dhe në Japoni”, tha Haxhijaha.
Në këto investime rol të rëndësishëm kishin Ministria e Bujqësisë dhe Komisioni Evropian, ku përfitues përveç kompanisë Bodrumi i Vjetër ishin edhe 65 fermerë të cilët bashkëpunojnë me kompaninë Bodrumi i Vjetër të cilët përfituan vegla bujqësore në vlerë prej 45,000 euro.
Ai premtojë se nuk do të ndalen me kaq por do të rrisin kapacitetet e prodhimit dhe do të bëjnë kërkimin e tregjeve të reja, duke rritur kështu edhe numrin e punëtorëve.
Përfaqësuesi i Komisionit Evropian Christof Stock, tha se rritja e eksportit luan rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës, prandaj Komisioni Evropian ka qëllim përkrahjen e prodhuesve vendor në rritjen e kualitetit dhe arritjen e standardeve të kërkuara nga shtetet e Bashkimit Evropian.
Për investime dhe grante të Qeverisë foli edhe Ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi, i cili edhe njëherë potencoi se Qeveria e Kosovës e ka prioritet zhvillimin e Bujqësisë, dhe përkrahja e kompanive serioze si kompania Bodrumi i Vjetër është obligim i yni.
Ministri Krasniqi, falënderoi edhe Komisionin Evropian për ndihmën e ofruar për kompaninë Bodrumi i Vjetër, duke diskutuar për rëndësinë e eksportit në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.
Ndërsa Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi foli për traditën rahoveciane në kultivimin e rrushit dhe benefitet që kjo kulturë ia sjellë Komunës dhe Qeverisë së Kosovës. Vehapi falënderojë Ministrinë dhe Komisionin Evropian për ndihmën e ofruar për prodhuesit dhe kultivuesit e kësaj ane.
Në mbyllje të konferencës u ndanë edhe grante për fermerët bashkëpunëtorë të kompanisë Bodrumi i Vjetër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
RIT Kosovo (A.U.K) organizon ngjarjen vjetore Gala Dinner - “Support Kosova’s Next Success Story”
Këto janë 7 kompanitë gjigante që vlejnë së bashku 14 trilionë dollarë – por ja sa fitojnë CEO-t e tyre
Njoftim nga Agjencia Kosovare e Privatizimit
Aplikimet estetike janë më të sigurta në duar me përvojë
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit