LAJMI I FUNDIT:

Remitencat rriten mbi 21%

Remitencat rriten mbi 21%

Sipas vlerësimeve të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), ekonomia e Kosovës, për këtë vit pritet të arrijë në 3.5 për qind. Ky përshpejtim i rritjes ekonomike pritet të gjenerohet nga kërkesa e brendshme dhe investimet.

Ndërsa për tre muajt e parë të këtij viti kishte një borxh publik 622.1 milionë euro. Bazuar në publikimin e fundit të BQK-së në vlerësimin e tre mujorit të ekonomisë, investimet publike deri në mars të vitit 2015 kanë shënuar rënie prej 20.2 për qind, ndërkohë që investimet e huaja direkte (IHD) kanë shënuar rritje për 103.8 për qind.

Po ashtu sipas vlerësimeve të BQK-së, remitencat, që paraqesin kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore, vazhdojnë të kontribuojë në ngushtimin e deficitit të llogarisë rrjedhëse. Vetëm në tremujorin e parë të vitit 2015, vlera e remitencave të pranuara në Kosovë arriti vlerën prej 159.3 milionë euro, një rritje prej 21.7 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.


“Në tremujorin e parë të vitit 2015, deficiti në llogarinë rrjedhëse dhe kapitale kishte vlerën 50.0 milionë e uro, që tregon për një rritje krahasuar me deficitin prej 34.3 milionë euro sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Përkeqësimi i bilancit të llogarisë rrjedhëse dhe kapitale në tremujorin e parë të vitit 2015 kryesisht i atribuohet rritjes së deficitit në llogarinë rrjedhëse gjatë kësaj periudhe”, thuhet në raportin e BQK-së.

Ndërsa sipas matësve të BQK-së, eksportet në mars 2015 arritën vlerën 74.7 milionë euro, që përkon me një normë vjetore të rritjes prej 13.5 për qind. Rritja e eksporteve gjatë kësaj periudhe kryesisht i atribuohet rritjes së vlerës së eksporteve të metaleve bazë, si kategoria me peshën më të lartë në kuadër të gjithsej eksporteve . Po ashtu kanë rritur importet për 0.9 për qind. Vlera e gjithsej importeve në Kosovë, në mars 2015, arriti në 461.3 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke

Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke

Ekonomi
Kërkesa marramendëse për ofertat bombastike të Auto Mita!

Kërkesa marramendëse për ofertat bombastike të Auto Mita!

Ekonomi
Nesër mbledhja e CEFTA-s, Kosova me fusnotë përfaqësohet nga MINT, synohen lehtësira për tregti të lirë

Nesër mbledhja e CEFTA-s, Kosova me fusnotë përfaqësohet nga MINT, synohen lehtësira për tregti të lirë

Ekonomi
Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Ekonomi
Interes i madh – stoku po shteron! Volvo xc90 me zbritje 20,000€ vetëm për pak blerës të mbetur!

Interes i madh – stoku po shteron! Volvo xc90 me zbritje 20,000€ vetëm për pak blerës të mbetur!

Ekonomi
Kalo në kategori