Në mungesë të kapaciteteve projektuese, Qeveria e Kosovës nuk ka arritur të përftojë kredi apo financim nga mekanizmat financiarë ndërkombëtarë, vlerësojnë ekspertë të çështjeve ekonomike në Prishtinë. Ata tregojnë se institucionet financiare ndërkombëtare financojnë projekte kapitale kredibile, të cilat i kanë munguar Qeverisë së Kosovës.
Profesori i ekonomisë, Naim Gashi, thotë se Kosova nuk ka ditur të shfrytëzojë anëtarësimin në mekanizmat financiarë ndërkombëtarë.
“Deri më tani përftimi i Kosovës nga institucionet financiare ndërkombëtare, respektivisht nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, ka qenë më tepër simbolik. Kjo për arsye se ne, si qytetarë të Kosovës, nuk kemi të njohur ndonjë projekt konkret, i cili është financuar drejtpërdrejt dhe përftimi i qytetarëve të Kosovës nuk ka qenë në përmasa më të mëdha. Zakonisht kanë qenë mbështetje për disa projekte, të cilat nuk e kanë dhënë efektin e dëshiruar”, ka theksuar Gashi.
Kosova që nga viti 2009 është anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. Ndërsa, në vitin 2012, Kosova u anëtarësua edhe në Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim.
Përfaqësues të bizneseve kanë deklaruar se që nga anëtarësimi i Kosovës në mekanizma financiarë, nuk është parë ndonjë zhvillimin i hovshëm ekonomik i Kosovës.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, shprehet mjaft kritik sa i përket shfrytëzimit të përfitimeve, të cilat dalin nga anëtarësimi i Kosovës në këta mekanizma financiarë ndërkombëtarë.
“Faji është te kapacitetet e mangëta të institucioneve tona që të draftojnë projekte në mënyrë që t’iu përshtaten kritereve të financimit që aplikohen nga ana e këtyre institucioneve financiare ndërkombëtare”, thekson Zeka.
Sidoqoftë, projektet kryesore nëpërmjet së cilave Kosovës duhet të aplikojë për kredi ndërkombëtare, vlerëson Gashi, duhet të jenë projekte kapitale, sidomos në fushën e energjisë, minierave dhe mineraleve, projekte për zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit, si dhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
“Ne brenda një viti dhjetëra miliona euro taksa të qytetarëve të Kosovës importojmë energji elektrike, ndërsa jemi një vend me kapacitetet më të mëdha energjetike për kokë banori në Evropë sa i përket thëngjillit. Pika tjetër është ne për 220 milionë euro po e mbajmë Trepçën me kapacitete simbolike dhe nuk jemi në gjendje të marrim një kredi ndërkombëtare dhe ta zhvillojmë këtë minierë”, thekson Gashi.
Ndryshe, së fundi Kosova ka nënshkruar një marrëveshje prej 185 milionë eurosh me Fondin Monetar Ndërkombëtar, e cila pret aprovimin e menaxhmentit të Bordit ekzekutiv të FMN-së, deri në fund të muajit korrik. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvlerësohet kriptovaluta Trump
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë