Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Banka Botërore për Kosovë, sot lansuan nisjen e projektit për Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtëritshme, që do të përkrahet përmes kredisë së IDA në vlerë prej 31 milionë dollarë. Drejtues të MZHE-së, thanë se në programin e qeverisë, energjia është njëra nga objektivat kryesore, ku viteve të fundit ka qenë njëra nga barrierat kryesore për të bërë biznes energjia elektrike.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, tha se para disa kohësh Qeveria e Kosovës dhe Banka Botërore kanë nënshkruar një marrëveshje për projektin e efiçiencën së energjisë me një kredi prej 31 milionë dollarësh me kushte shumë të volitshme, e cila ka për qëllim zbatimin e masave të efiçencës në ndërtesat publike të nivelit qendrorë.
“Në programin e Qeverisë së Kosovës, energjia është njëra nga objektivat kryesore. Viteve të fundit ka qenë njëra nga barrierat kryesore për të bërë biznes sektori i energjisë, kjo është dëshmuar edhe nëpër anketimet e ndryshme. Dhe për këtë arsye ne kemi shpallur si njërin nga prioritet, nga njëra anë për të siguruar energji të qëndrueshme dhe stabile për të gjithë qytetarët e vendit tonë për bizneset dhe për amvisërit”, tha Stavileci.
Sipas tij, këto projekte për energji, janë edhe për të zbatuar standardet e ndryshme të cilat janë të definuara me direktivat e Bashkimit Evropian, sidomos për sa i takon masave të efiçiencës dhe të energjisë të ripërtritsheme.
“Së bashku me BB dhe më të gjitha grupet që përfaqësohen brenda saj, kemi pasur shumë aktivitetet të suksesshme, edhe për sa i takon projektit të “Kosovës së re”, por edhe për sa i takon projekteve të cilat rilidhen me fushën e efiçinecës dhe fushës së ripërtritshme”, tha ministri Stavileci.
Sipas tij, të gjitha këto projekte është me rendësi të ndiko janë në mirëqenien e qytetarëve, të ndikojnë edhe në avancimin e bizneseve kosovare. Ai theksoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme të kursehet energjia elektrike, e cila ndikon po ashtu edhe në reduktimin e kostos operative për sa i takon të bërit biznes në kuadër të sektorit privat.
Ndërsa, drejtori i Bankës Botërore për Kosovë, Jan-Peter Olters, tha se Kosova nuk është aq e pasur të jetë në gjendje t’i lejojë vetes konsumin e panevojshëm të energjisë.
“Gjenerimi i energjisë në Kosovë nuk është aq i sigurt që të lejoj në gjendjet vetes konsumin e pa nevojshëm të energjisë dhe për këtë duhet fokusimi në burime alternative të energjisë. Në fakt për të gjeneruar normat më dinamike të rritjes ekonomike, duhet edhe të tërheq investimet e direkte të madhësisë dhe cilësisë me të cilat mund të rrisë produktivitetin e brendshëm në sektorin kyç të ekonomisë”, tha Olters, raporton Kosova Press.
Sipas tij, një nga hapat e rëndësishëm për Qeverinë është për të zbatuar strategjinë e energjisë në mënyrën gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme . Ai tha se projektit prej 31 milionë dollarësh ose 27 milionë euro të financuara nga BB për efikasitetin e energjisë ripërtritshme do të ndikojë së sektorin publik.
Edhe Naser Kabashi, në emër të Fakultetit Teknik, ka falënderuar Qeverinë e Kosovës dhe Bankën Botërore për angazhimin lidhur me krijimin kushteve që të fillohet bash në vendin e duhur dhe në momentin e duhur. Sipas tij, në Fakultetin Teknik nuk ka pasur investime qe më shumë se 30 vjet. Ndryshe, me këtë projekt parashihet të përfitoj sektori publik që bëjnë pjesë spitalet, universitet, shkollat etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvlerësohet kriptovaluta Trump
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë