LAJMI I FUNDIT:

Nga mos pagimi i pensioneve buxheti humb 70 milionë euro

Nga mos pagimi i pensioneve buxheti humb 70 milionë euro

Buxhetit të Kosovës çdo vit i shmangën 60 deri në 70 milionë euro, duke u ikur kontributeve pensionale dhe tatimeve, si shkak i mosnënshtrimit të kontratave në punës në mes të punëdhënësve dhe punëmarrësve.

Përfaqësues të Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPEVZ), të mërkurën në një konferencë për medie të mërkurën, kanë shprehur shqetësimet për mosrespektimin e të drejtave në punëtorëve në sektorin privat, si dhe për mospagesën e 5 përqindëshit për përvojën e punës.

Kryetari i SPEVZ-së, Jusuf Azemi, ka thënë se buxhetit të Kosovës i shmangën 60 deri në 70 milionë euro nga mosnënshtrimi i kontratës së punës, pasi punëdhënësit kontributet dhe tatimet i ndalin në buxhetin e tyre personal. “Punëdhënësit e kompanive duke i ndalur për vete kontributet dhe tatimet e punëtorëve, buxhetit të shtetit çdo vit ia shmangin 60-70 milionë euro”, ka thënë Azemi.


“Ne kemi të dhëna nga Inspektorati i Punës, se vetëm 10 për qind e punëtorëve në sektorin privat janë pa kontrata individuale. Ne ju themi me plotë përgjegjësi se më se 60 për qind e të gjithë të punësuarve në sektorin privat nuk kanë kontrata individuale, nuk kanë pushime mjekësore, nuk kanë pushime vjetore. Në bazë të një llogarie që sindikata ka bërë në mos futjen në sistem të punëtorëve të sektorit privat, Kosova humb më se 70 milionë euro tatime dhe kontribute të ndryshme. Këto mjete shkojnë në fondin e kompanive”, tha Azemi.

Përfaqësuesi sindikal, tha se shumë kompani kanë llogari edhe nëse Inspektorati i dënon, pasi që brenda vitit që merr një dënim prej 10 mijë euro një kompani që ka përafërsisht një mijë punëtorë, vetëm nga mungesa e pagesës së shujtës një kompani fiton më se 600 mijë euro. Janë sipas tij edhe dukuri të tjera negative me të cilat po ballafaqohen punëtorët e sektorit privat të cilët nuk po i marrin pagat me rritje sikur ata sektorit publik prej 0.5 për qind.

“Megjithatë, ne edhe kësaj radhe qe kemi hulumtuar kompanitë, të cilat kemi parë, vërejtjet më të mëdha gjatë kësaj periudhe kemi veçuar…se në një farë forme kompania shkelëse e të drejtave të punë torëve në këtë periudhë është kompania “MSS”, për të cilën punëtorët i paguan me pagën 120 euro. Megjithatë ne për këtë kompani nuk e kemi çështjen që vetëm kompania është fajtore. Punëtorët e kësaj kompanie kryejnë shërbime në Ministrinë Forcës së Sigurisë, edhe për kundër asaj se e kemi njoftuar Ministrinë për pagën dhe shkeljet ligjore që janë duke u bërë ndaj punëtorëve. Kjo ministri nuk ka vepruar për këtë gjendje. Ka më shumë se 6 muaj që është kjo shkelje”, tha Azemi./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Kalo në kategori