Në pritjet që Banka Qendrore Evropiane (ECB) të fuqizojë Greqinë ende me para të freskëta, e derisa arrijnë deklaratat e krerëve të shteteve të eurozonës se Greqia nuk do të largohet nga eurozona duke bërë thirrje për vazhdim të negociatave me Greqinë, ka rrjedhur plani deri tash i ruajtur mirë, i ashtuquajturi “Operacioni Shqipëria”, që pamundëson zgjerimin e krizës greke veçanërisht në Rumani, Bullgari, Qipro dhe Maqedoni.
Ky plan është përgatitur me kujdes në rast se Greqia duhet të largohet nga eurozona, që tash për tash e hedh poshtë kryeministri francez, Manuel Vals, dhe disa liderë tjerë të shteteve dhe institucioneve të eurozonës.
Është thelbësore që edhe Rumania, Bullgaria, Qipro dhe Maqedonia, në rast të daljes së Greqisë nga eurozona, të ndihmohen për të përballuar problemet financiare të mundshme, duke pasë parasysh se filialet e bankave greke janë të pjesë e rëndësishme e sistemit të tyre financiar dhe tregtar.
Bashkimi Evropian, sipas këtij plani rezervë, do të ishte në gjendje që të fillonte nacionalizimin e filialeve të bankave greke në ato vende, duke vënë mbikëqyrje dhe lëvizje të kufizuar të kapitalit dhe pagesave bankare.
Këtë askush nuk e dëshiron pasi që “zgjerimi i krizës” më pas mund të godet edhe vende tjera të zhvilluara, siç është Portugalia, por edhe Spanja. Por, nëse ECB-ja fillon me furnizim me “para të freskëta” për Bankën Qendrore të Greqisë, ekziston mundësia që ajo bankë automatikisht të heq dorë nga mundësia se tek ajo me para të furnizohen bankat komerciale.
Të gjithë presin që kjo mos të ndodh, por ekipi i ekspertëve të Komisionit Evropian dhe ECB-së, megjithatë ngjashëm sikur “Operacioni Kroacia” në vitin 2012, i cili për fat të mirë aso kohe nuk u implementua, tash e ka përgatitur planin “Operacioni Shqipëria” me qëllimin kryesor që të shmanget frika dhe lëvizja e pakontrolluar e tregjeve në bursa , ashtu siç pati ndodhur me herët në fillim të krizës në eurozonë.
Jerun Deiselbloom, presidenti i Eurogrupit, i cili mbledh rreth vetes ministrat e financave të eurozonës, krerët e ECB-së dhe Komisionit Evropian, ka njoftuar se “Evropa është e gatshme ta ndihmojë Greqinë që ta mbajë në këmbë sistemin financiar”, edhe pse në lidhje me shlyerjen e borxhit grek Athina të dielën e ardhshme mban referendum. /Indeksonline/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvlerësohet kriptovaluta Trump
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë