LAJMI I FUNDIT:

Miratohet kredia prej shtatë miliardë eurosh për Greqinë

Miratohet kredia prej shtatë miliardë eurosh për Greqinë

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar sot kredinë prej shtatë miliardë eurosh për Greqinë. Gjatë ditës së enjte ministrat e Financës së Eurozonës ranë dakord për këtë shumë, ndërsa sot u miratua nga Këshilli i Mekanizmit të Stabilitetit Financiar të Evropës

Shuma fillestare do të shërbejë për bankat greke, të cilat janë të mbyllura prej dy javësh dhe pritet që të hapen ditën e hënë. Gjithashtu, kjo kredi i vjen në ndihmë Greqisë për të shlyer borxhin që i ka Bankës Qendrore Evropiane.

Ndërkohë, vetë shteti grek për të dalë nga kriza ka nxjerrë në shitje një sërë asetesh që nga aeroportet tek autostradat, nga portet tek rrjetet e shpërndarjes së energjisë elektrike. Po ashtu janë nxjerrë në shitje edhe disa ishuj, duke shpresuar që të sjellin sa më shumë para.


Në trend Ekonomi

Më shumë
Qeveria paralajmëron largimin e UNMIK-ut nga përfaqësimi në CEFTA, Bislimi: Zhvillim shumë pozitiv, shpresoj që kjo frymë të bartet edhe në dialog

Qeveria paralajmëron largimin e UNMIK-ut nga përfaqësimi në CEFTA, Bislimi: Zhvillim shumë pozitiv, shpresoj që kjo frymë të bartet edhe në dialog

Ekonomi
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Mungesa e grave në tregun e punës, Mustafa thekson se kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit është një nga arsyet

Mungesa e grave në tregun e punës, Mustafa thekson se kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit është një nga arsyet

Ekonomi
Bislimi: Kosova mund të përfitojë 882 milionë euro nëse plotësohen reformat e dakorduara me KE-në

Bislimi: Kosova mund të përfitojë 882 milionë euro nëse plotësohen reformat e dakorduara me KE-në

Ekonomi
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Ekonomi
Kalo në kategori