Shumë mërgimtarë nga Kosova që jetojnë në vende të ndryshme të botës, tashmë kanë ardhur për pushime në vendlindje. Me ardhjen e tyre, vërehet edhe një ringjallje financiare. Tashmë edhe dyqanet, qoftë ato në sektorin e shërbimeve, por edhe dyqane të vogla dhe qendra tregtare, kanë zgjatur orarin e tyre të punës deri vonë pas mesnate.
Ndërkaq, nëpër rrugë shihen teksa qarkullojnë vetura me regjistrime nga shtete të ndryshme të botës.
Disa nga mërgimtarët, tregojnë se gjatë një viti kursejnë para që të shpenzojnë për pushime në Kosovë, por edhe për t’i ndihmuar familjarët etyre.
Një nga ta është Besarta Haliti nga Gjilani, e cila jeton tash e 18 vite në Gjermani. Besarta tregon se shumën më të madhe të parave e shpenzon nëpër lokale të ndryshme. “Unë gjatë një viti e kam vetëm këtë pushim, kështu që dal dhe shpenzoj shumë nëpër lokale, kënaqem në Kosovë. Çmimet për mua nuk janë të shtrenjta”, tha Besarta.
Por, mënyra e shpenzimeve të parave të kosovarëve që jetojnë në diasporë, dallon mes gjeneratave të reja dhe atyre të vjetra.
Të rinjtë më tepër shpenzojnë në lokale, por personat më të moshuar, investojnë në patundshmëri dhe objekte banimi.
Mbi 70 për qind vetëm në sektorin e ndërtimtarisë, rritet kërkesa për blerje të banesave, thonë udhëheqës të Shoqatës së Ndërtimtarëve në Kosovë.
Kryetari i kësaj shoqate Brahim Selimaj, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se sektori i ndërtimit varet nga diaspora. “Të vetmen shpresë qe Kosova e pret është nga mërgimtarët. Edhe sektorin e ndërtimit e ringjall diaspora. Me ndihmën e bashkatdhetarëve tanë, ndërtimtarët ia dalin të ekzistojnë. Pra, 70 për qind e blerjeve të objekteve të banimit janë nga kosovarët që jetojnë në vende të ndryshme të botës“, tha Selimaj.
Se ekonomia e Kosovës ringjallet nga diaspora në muajt e verës, thonë edhe përfaqësues të komunitetit të bizneseve.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, thotë se gjatë kësaj periudhe rritet qarkullimi në të gjitha kategoritë e dyqaneve, rrjedhimisht edhe të hyrat në buxhetin e shtetit. “Ekonomia e Kosovës mbi 30 për qind është e varur nga remitencat dhe diaspora, e që i ka dy sezona. Bizneset dhe operatorët e ndryshëm ekonomik e mirëpresin sezonin e verës dhe sezonin e vitit të ri, e që në këto dy raste, vijnë paratë e freskëta drejtpërdrejtë në ekonomitë familjare, tregtare dhe prodhuese. Kjo ndikon në rritjen e aktiviteteve dhe shitjeve të produkteve të ndryshme, në të hyrat e buxhetit, por që paraqitet edhe si infuzion për ekonominë e Kosovës”, tha Shahini.
Përveç shpenzimeve që mërgimtarët bëjnë për pushime në Kosovë, numri më i madh i tyre gjatë tërë vitit dërgojnë mjete për familjarët.
Afër 300 euro në muaj, vlerësohet se qytetarët e Kosovës pranojnë remitenca nga diaspora.
Sipas të dhënave zyrtare, shuma e mjeteve të dërgesave të emigrantëve kosovarë që çdo vit hyjnë në Kosovë, është rreth 600 milionë euro. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Zhvlerësohet kriptovaluta Trump
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë