Bordi Drejtues dhe Menaxhmenti i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) ka njoftuar kontributdhënësit se vetëm në gjysmën e parë të vitit 2015 kursimeve të tyre pensionale iu është rritur vlera për 38 milionë euro.
Në këtë kthim nga investimet 98 për qind kanë kontribuar investimet në tregjet financiare globale dhe 2 për qind investimet në Kosovë (në fletobligacionet e Qeverisë).
Bordi dhe Menaxhmenti e vlerësojnë këtë rezultat të investimeve mjaft të kënaqshëm, duke gjykuar se ndryshimi i strategjisë investuese dhe shtimi i menaxhuesve të rinj të mjeteve po jep rezultate pozitive.
Me këtë rast duam t’ia rikujtojmë kontributdhënësve se FKPK-ja vazhdon të ketë rritje të vlerës nga investimi i mjeteve, kryesisht në tregjet globale financiare, duke ndikuar që secilit kontributdhënës t’i rritet vlera e kursimeve pensionale për 33 për qind prej themelimit e deri më 30 qershor 2015.
“Në fund të këtij gjashtëmujori FKPK-ja i kishte të investuara në Letrat me Vlerë të Qeverisë së Kosovës rreth 80 milionë euro. Bordi Drejtues në vazhdimësi ka shprehur gatishmërinë që sa më shumë mjete të investohen në Kosovë por përveç bonove shtetërore nuk ka asnjë mundësi tjetër reale. Pretendimet e bëra publike se Bordi Drejtues mund të kishte investuar në Trepça dhe PTK nuk qëndrojnë. Ligji i ka caktuar qartë instrumentet investuese, kërkesën për likuiditet dhe tregtueshmërinë e këtyre instrumenteve, dhe këto kompani nuk emetojnë instrumente financiare të tregtueshme siç i kërkon ligji”.
Po ashtu duam të kumtojmë se Raporti Vjetor 2014 është vlerësuar dhe miratuar nga Kuvendi i Kosovës. Në të është shpalosur edhe opinioni i auditorit të jashtëm, i cili edhe këtë vit ishte i pastër.
“Investimet e FKPK-së këtë gjashtëmujor janë ndikuar tejet pozitivisht nga përmirësimi i treguesve ekonomikë në SHBA, Azi e Evropë deri në muajin e gjashtë. Ulja e çmimit të naftës i ka dhënë një shtysë të fortë kompanive në uljen e shpenzimeve dhe rritjen e kapaciteteve financiare, duke nxitur rritje ekonomike”.
Nën anën tjetër, kriza greke e borxheve i ka prekur negativisht tregjet financiare në fund të këtij gjashtëmujori, duke ndikuar në tkurrjen e kthimit nga investimet për këtë periudhë. Por asnjëherë gjatë kësaj periudhe performanca e investimeve të FKPK-së nuk ka qenë e cenuar në atë masë sa të ketë nevojë për ndërhyrje në tërheqjen e investimeve ose rialokimin e tyre. Bordi Drejtues vitin e kaluar e ka implementuar strategjinë e re investuese, e cila ka dhënë prova këto dy vjet se është duke iu përgjigjur mjaft mirë sfidave të reja në tregje.
Vetëm tri vjetët e fundit vlera e mjeteve pensionale nga investimi është rritur bruto për 191 milionë euro ose neto për 178 milionë euro.
Aktualisht mjetet nën menaxhim të FKPK-së në fund të gjashtëmujorit të parë iu afruan 1.18 miliard eurove, me një rritje prej 91 milionë euro për këtë gjysmëviti. Përveç kthimit nga investimet (prej 38 milionë euro) ndikim në shtimin e mjeteve nën menaxhim patën edhe kontributet e reja prej rreth 67 milionë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Zhvlerësohet kriptovaluta Trump
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë