Brenda disa javësh do të filloj shlyerja e borxheve të qytetarëve, që kanë ndaj institucioneve shtetërore dhe publike. Plot 680 milionë euro borxhe të qytetarëve që përfshinë periudhën prej pasluftës deri më 31 dhjetorë 2008, vendim ky i marr muaj më parë nga krerët e shtetit në emër të lehtësimit të gjendjes së rendë në vend, po pret nënshkrimin e presidentes, Atifete Jahjaga.
Zyrtarisht mësohet se ky vendim do të implementohet menjëherë pasi Ligji për Faljen e Borxheve, i miratuar ditë më parë në Kuvendin e Kosovës, do të nënshkruhet nga e para e vendit, Atifete Jahjaga.
Zyrtarë nga presidenca kanë thënë për “Zërin” se ligji nuk ka shkuar ende në presidencë për nënshkrim por në momentin që një dokument i tillë arrin nuk ka arsye për vonesë. Ndërsa zyrtarë të Ministrisë së Financave kanë thënë se ky ligj do të hy në fuqi menjëherë pas dekretimit të presidentes.
Ardita Dushi këshilltare politike për media dhe marrëdhënie me publikun ka thënë se pas hyrjes në fuqi të ligjit të gjitha Institucionet Shtetërore dhe Ndërmarrjet Publike janë të detyruara që brenda tridhjetë ditësh nga dita, t’i identifikojnë dhe përgatisin listat e të gjithë personave juridik dhe fizik, të cilët duke ju nënshtruar dispozitave ligjore në fuqi, mund të përfitojnë nga falja e borxheve publike për periudhën deri me 31 dhjetor 2008.
“Pas nënshkrimit nga Presidentja e Kosovës do të hyjë në fuqi ligji për faljen e borxheve.
Të gjitha Institucionet Shtetërore dhe Ndërmarrjet Publike janë të detyruara që brenda tridhjetë ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Ligji, t’i identifikojnë dhe përgatisin listat e të gjithë personave juridik dhe fizik, të cilët duke ju nënshtruar dispozitave ligjore në fuqi.
Personat fizik dhe juridik të cilat kanë borxh duhet të kryejnë pagesën e plotë të obligimeve për periudhën nga 01 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014.
Personat e këtillë, përveç faljes së tërësishme të borxhit për periudhën deri me 31 dhjetor 2008, do të përfitojnë edhe me faljen e gjobave, ndëshkimeve, interesit dhe çdo obligim tjetër që rrjedh nga mos pagesa me kohë e kryegjësë së borxhit për periudhën 01 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014” ka thënë ajo. Sipas saj, falja e borxheve pritet që të përfundojë brenda tri viteve.
“Borxhi nuk do të ju fshihet dhe ata janë të detyruar që ta paguajnë borxhin duke mos përfituar as edhe heqjen e kamatës. Prandaj Pagesa e borxhit duhet të kryhet, brenda afatit prej dy (2) vitesh për personat juridik nga data e lidhjes së marrëveshjes, dhe brenda afatit prej tri (3) vitesh nga personat fizik, nga data e lidhjes së marrëveshjes” ka thënë ajo.
Sipas saj vetëm borxhet të cilat kapin vlerën nga 1 deri ne 100 euro do të fshihen automatikisht ndërsa borxhet tjera do të kryhen me marrëveshje. Dushi ka thënë se ky ligj vlen më shumë për personat fizik dhe ata juridik që ju kanë borxh institucioneve , ndërsa nuk ka treguar se çka do të ndodh me borxhet që institucionet shtetërore kanë ndaj kompanive publike deri më 2008. Gazeta ka kërkuar të dijë edhe për shumën e borxheve të humbura por që nuk ka marr përgjigjej për një gjë të tillë.
Ndryshe sipas Dushit, Ministria është duke përgatitur edhe një fushatë vetëdijësuese ku qytetarët do të njoftohen për procedurat e faljeve të borxheve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvlerësohet kriptovaluta Trump
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Sogojeva: Në vitin 2025 të ulet TVSH dhe të rregullohet çështja e kuponave fiskal
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë