Fondi Monetar Ndërkombëtar miratoi 184 milionë euro për Kosovën, të barasvlefshme me 250% të kuotës së Kosovës në FMN. Miratimi i kësaj shume mundëson lëvrimin e menjëhershëm të 35 milionë eurove.
Programi parashikon një sërë reformash strukturore, që zyrtarët e Fondit thanë se janë të domosdoshme për ta drejtuar Kosovën nga një model që mbështetet tek remitancat drejt një sistemi që udhëhiqet nga prodhimi dhe tregtia, raporton VOA.
Programi synon (1) të mos lejojë rritje të deficitit buxhetor dhe borxhit duke ruajtur nivelin e shpenzimeve dhe njëkohësisht duke krijuar hapësirë për shpenzime kapitali në sektorë që nxisin rritjen; (2) të rrisë potencialin ekonomik të Kosovës duke eliminuar disa pengesa strukturore ndaj rritjes ekonomike, përfshirë krijimin e një mjedisi më pozitiv për investime dhe aktivitet biznesi, përmirësimin e infrastrukturës dhe forcimin e rolit të bankave; (3) të shërbejë si katalizator mbështetjeje për kreditorë dypalësh dhe shumëpalësh.
Pas marrjes së vendimit, zëvendësdrejtori menaxhues dhe kryetar në Ddetyrë i Bordit Ekzekutiv, Min Zhu, tha përmes një deklarate: “Megjithë rritjen e shëndetshme dhe një sektor të qëndrueshëm financiar, Kosova ndeshet me sfida në ruajtjen e kredibilitetit fiskal dhe shlyerjen e detyrimeve të borxhit, si dhe shtimin e potencialit për rritje ekonomike”.
Min thotë se menaxhimi i duhur i fondeve publike është një ndër objektivat kryesor të këtij fondi:
“Forcimi i financave publike është pista kryesore e programit, i cili përfshin masa për të mbajtur deficitin brenda kuotave të lejueshme me rregullore zyrtare, ndërkohë që përmirësohet buxheti duke reduktuar shpenzime joproduktive”.
Në vitin 2014 rritja ekonomike në Kosovë u ngadalësua duke arritur në 2.7% të prodhimit të përgjithshëm bruto, GDP. Ndër arsyet kryesore ishin problemet e tejzgjatura politike pas zgjedhjeve të përgjithshme, si dhe një aksident në centralin kryesor energjetik që çoi në ndërprerje energjie dhe shtimin e importit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvlerësohet kriptovaluta Trump
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Sogojeva: Në vitin 2025 të ulet TVSH dhe të rregullohet çështja e kuponave fiskal
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë