int(1) Kursimet e kosovarëve arrijnë në 2.53 miliardë euro - Telegrafi - Telegrafi Kursimet e kosovarëve arrijnë në 2.53 miliardë euro - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Kursimet e kosovarëve arrijnë në 2.53 miliardë euro

Kursimet e kosovarëve arrijnë në 2.53 miliardë euro

Bankat komerciale në Kosovë kanë fituar goxha shumë gjatë vitit 2014. Të gjitha së bashku kanë pasur një profit neto prej 60.1 milionë eurosh.

Ky profit është bërë në vitin elektoral, ku të gjitha partitë politike ishin pajtuar që normat e larta të interesit për kredi kanë qenë një nga faktorët që e kanë stopuar zhvillimin e sektorit privat, shkruan sot “Koha Ditore”.

Të gjitha partitë e mëdha kanë propozuar fonde të ndryshme alternative për t’i financuar projektet e ndryshme të sektorit privat me norma më të ulëta, apo subvencionimin e normës së interesit.


Ky profit i bankave komerciale është bërë në kurriz të kursimtarëve të Kosovës. Personat që kanë depozita në banka viteve të kaluara kanë përfituar një normë të lartë të interesit. Kjo normë ka rënë dukshëm viteve të fundit.

E nga ulja e kësaj norme duket se kanë përfituar direkt bankat komerciale dhe jo e gjithë ulja e normës së interesit në depozitë është reflektuar në uljen e normës së interesit në kredi.

“Gjatë vitit 2014 sektori bankar ka shënuar një përmirësim të theksuar të performancës financiare duke regjistruar profit neto në vlerë prej 60.1 milionë eurosh, kryesisht si rezultat i reduktimit të shpenzimeve, veçanërisht atyre për provizione dhe shpenzimeve të interesit në depozita”, thuhet në raportin e stabilitetit financiar të Bankës Qendrore të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Ekonomi
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Kalo në kategori